Familjarët e 51 vjeçarit që vdiq në spitalin Francez kërkojnë hetim për ngjarjen
madje i kanë detyruar familjarët të blejnë medikamente privatisht. Bashkëshortja e Eduartit, Violeta tregon të gjithë ngjarjen, ndërsa kërkon zbardhjen e vdekjes së tij. Ishte në punë në mëngjes, erdhi në shtëpi se kishte temperaturë 37 e gjysmë nga bajamet. Unë dhe im shoq kemi shkuar bashkë në spital. E kam parë kur i kanë ndërhyrë në fyt. Ai iku për një ultrakorten që nuk e kishte spitali ka deklaruar ditën e djeshme bashkëshortja e të ndjerit. Sipas saj mjekësia ligjore duhet të tregojë të vërtetën se kush ishte arsyeja që i shoqi i saj ka humbur jetën. Lidhur me këtë ngjarje ditën e djeshme është dhënë edhe versioni zyrtar nga QSUT. Nëndrejtori Besim Voci thotë se, pacienti mbërriti në spital në gjendje akute, ndonëse mjekët morën të gjitha masat. Sipas Vocit asnjë nga personeli mjekësor nuk mund të fajësohet për një vdekje të shpejtë. Është vizituar menjëherë nga mjeku i shërbimit dhe menjëherë është futur në reanimaçionit e shërbimit, nën oksigjen. Pavarësisht marrjes së oksigjenit, gjendja e tij nuk u përmirësua, por filloi të rëndohej. Në këto kushte ne e futëm në sallën e operacionit për ta hapur në qafë për ti siguruar rrugët e frymëmarrjes. Nga shenjat e paraqitura, dyshohej se i sëmuri ka pasur kancer në laring, por i padiagnostikuar më parë në shërbimin tonë. Për një vdekje që ndodh brenda 15 minutash nuk besoj se ka përgjegjësi as personeli dhe as spitali, deklaroi Nëndrejtori i QSUT-së.
Bllokohet dogana nga pala greke, pezullohen shërbimet për pasagjerët e automjetet
Pala greke në doganën e Kakavijës pritet të pezullojë sot punën për shkak të grevës së sindikatave në Greqi. Bëhet e ditur se pezullimi i punës do të bëhet për 5 orë rresht, nga ora 16:00 deri në 21:00. Lajmi i është bërë i ditur palës shqiptare ditën e sotme. Në këtë orar, dogana në anën greke do të jetë e mbyllur, duke mos ofruar asnjë shërbim për personat që ndodhen në anën shqiptare dhe duan të kalojnë kufirin për tu kthyer në Greqi. Në fakt njoftimi për pezullimin e punës së doganierëve është i vonuar pasi pasagjerë dhe automjete tashmë janë duke udhëtuar ose në pritje të lëvizjes në kufi. Më parë njoftime të kësaj natyre janë bërë një ditë më parë. Pas këtij orari pritet që puna të fillojë normalisht.