E Shtunë, 31 Tetor 2026

Triumfon ?Fjalimi i mbretit?

Një triumf i madhërishëm i filmit ?King?s speech? ne mbrëmjen gala te ndarjes se çmimeve Oskar. Ka qene filmi ?Fjalimi i mbretit?, filmi i kurorëzuar si filmi me i mire realizuar, duke rrëmbyer 4 statuja Oskar, dhe përkatësisht: çmimin për fotografinë me te mire, çmimin për interpretimin me te mire për protagonistin britanik Colin Firth, çmimin për skenarin me te mire si dhe çmimin për regjisorin me te mire, çmime për te cilat një nder pretendentet kryesore ishte dhe filmi ?The social Network? apo ?Rrjeti social?. Ky i fundit ishte një film i nominuar ne disa kategori, nga te cilat arriti te rrëmbejë çmimet për skenografinë me te mire, montazhin me te mire dhe për kolonën zanore origjinale. Ndërkaq janë dhënë edhe çmime te tjera, si aktorja protagoniste me e mire, çmim te cilin e rrëmbeu aktorja Natalie Portman për debutimin e saj ne ?Black Swan?, çmimi për aktoren me te mire jo protagoniste Melisa Leo ne filmin ?The Fighter?, ?Toy Story 3? ka fituar çmimin për filmin me te mire te animuar, portreti i Wall Street ?Inside Job? si dokumentari me i mire, ?In a better World? apo ne një bote me te mire mori çmimin për filmin me te mire ne gjuhe jo-angleze. Sipas organizatoreve te ndarjes se çmimeve Oskar, për here te pare pas shume vitesh, te gjithë filmat kandidate për Oskar kane arkëtuar fitime prej me shume se 100 milion dollarë. Nata e ndarjes se çmimeve Oskar, ne edicionin e saj te 83, është prezantuar nga ky aktoret Anne Hathaway dhe James Franco, se bashku me këngëtarin Justin Timerlake dhe Mila Kunis, performance e cila ne përfundim te mbrëmjes është vlerësuar jo mire nga kritiket. Qindra adhurues e fansa te personazheve te njohura te kinematografisë botërore janë mbledhur përpara teatrit Kodak ne Holliwud, mbi tapetin e kuq te te cilit kane parakaluar njeri pas tjetrit personazhet kryesore te mbrëmjes.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›