Familjarët e të dënuarve shqiptarë drejtësinë do ta kërkojnë në Strasburg

Shkup, 28 gusht- Familjarët e tre të dënuarve shqiptarë me burg të përjetshëm për rastin e policit të vrarë Afrim Arifi, pohojnë se do të vazhdojnë ta kërkojnë drejtësinë mbi fatin e djemve të tyre të pafajshëm. Vendimi përfundimtar i para disa muajve i Gjykatës Themelore, ishte skandaloz dhe shokues për familjarët. Edhe pse në mungesë të fakteve dhe argumenteve të dëshmuara nga familjarët, kjo gjykatë nuk hezitoi që Agim Islamit, Almir Dërpljanin dhe Rexhail Qerimin t’i dënojë me burg të përjetshëm, ndërsa Ramadan Shaqirit i preu një vendim prej 6 vjet heqje lirie. Remzi Islami, babai i Agim Islamit, thotë se avokati mbrojtës i djalit të tij Joan Joanidis, është duke përgatitur ankesë e cila do t’i dërgohet Gjykatës së Apelit për të kërkuar drejtësinë.
“Fëmijët tanë janë dënuar në një proces krejtësisht të montuar, dhe po vuajnë dënimin e disa gjykatësve të cilët në atë rast kanë shprehur vetëm dëshirën e tyre personale e jo mbi faktet të cilat janë dëshmuar. Ne s’kemi ndërmend të heshtim, dhe fëmijët tanë ta vuajnë me jetë këtë padrejtësi. Do të vazhdojmë edhe deri te Gjykata e Ndërkombëtare e Drejtësisë në Strasburg”, tha Remzi Islami, babai i Agim Islamit. Remziu tregon se për rastin në fjalë janë njoftuar edhe organizatat ndërkombëtare në vend. “Kemi njoftuar edhe Komitetin e Helsinkit, OSBE-në, të cilët vazhdimisht i kanë përcjellë seancat gjyqësore. Të njëjtit janë të shokuar sidomos nga seanca e fundit kur Gjykata Themelore shpalosi aktvendimet përfundimtare, ku për 10 minuta vetëm janë lexuar vendimet, pa shqyrtuar se në bazë të cilave fakte janë sjellë të njëjtat”, shtoi Remziu. Sipas tyre, ky është dënimi i parë në historinë e civilizimit ku dënohet katër persona pa u dëshmuar asnjë fakt. Edhe avokati mbrojtës i Agim Islamit, Joanidis, ka paralajmëruar se janë në përgatitje të ankesës e cila pritet që gjatë ditëve në vijim t’i dorëzohet Gjykatës së Apelit.
Përndryshe, vrasja e policit Afrim Arifi ndodhi më 26 nëntor të vitit 2008 në afërsi të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup. Për këtë vrasje gjykata dënoi me burg të përjetshëm tre persona edhe atë: Agim Islamin, Rexhail Qerimin dhe Almir Dërpljanin. Ky i fundit ndodhet në arrati. Ndërsa i akuzuari i katërt Ramadan Shaqiri, është dënuar me 6 vjet burg nën akuzën se ka ndihmuar organizimin e aksionit.