Pritet ulja e temperaturave

Tiranë, 28 gusht - Temperaturat e larta afrikane dhe moti i nxehtë, do t'i lënë vendin një moti më të freskët në fillim javës.
Meteorologët në Shqipëri parashikojnë rënie deri në 5 gradë celcius, duke nisur që nga dita e neserme, duke mos perjashtuar vranesirat dhe reshjet lokale.
Gjate dites se sotme termometri ne Tirane ka shenuar 35 grade celcius ne hije ne mesdite, por oret e pasdites parshikohen të jenë edhe më të nxehta. Gjatë këtyre ditëve një masë ajrore e nxehte nga Afrika kishte përshkuar te gjithe territorin e Shqiprisë, çka bëri që në zonat e ulëta dhe në bregdet të regjistroheshin temperatura deri në 39 gradë celcius, të cilat janë ndier edhe më të larta nga qytetaret.
Ndersa ne zonat malore temperaturat maksimale jane regjistruar deri ne 32 grade celcius. Per ditet në vijim temperaturat pritet te variojnë ne 31 -32 gradë celcius.
Temperaturat tropikale gjatë javës që shkoi nuk kanë mbajtur vetëm në Shqipëri. Nxehtë, madje shumë nxehtë mori edhe në brendi të Ballkanit.
Në Beograd dje , sipas sinoptikëve serb, temperatura u ngrit në 38 gradë celsius, që e bënte këtë qytet një nga më të nxehtit në Evropë.
Temperaturat sa në Beograd u regjistruan vetëm në Mostar, ndërkohë që në Athinë, bie fjala, shkalla e termometrit u ngrit në 34 gradë, në Madrid 37, në Romë 33, në Shkup 36 etj.
Ndërkaq, në botë temperaturat më të larta u regjistruan në Basra 47 gradë celsius, në Dubai 44 dhe në Kuvajt 44.
Edhe sinoptikët e vendeve të tjera të Ballkanit kanë paralajmëruar ulje të temperaturave për ditën e nesërme.