Familjarët e të pagjeturve, më 27 prill para Kuvendit

Edhe pas 14 vjetësh, Nysrete Kumnova vazhdon të kërkojë eshtrat e të vetmit bir. Qindra herë ka ardhur nga Gjakova në Prishtinë me shpresën se do të marrë ndonjë lajm për më të dashurin e saj. Ajo thotë se nuk mund ta kuptojë indiferencën e shtetit karshi gjithë brengës së familjarëve për fatin e të zhdukurve. Mllefin e tij për neglizhencën e institucioneve të vendit e ndërkombëtare në këtë drejtim e ka shprehur edhe Bajram Çerkini, familjar dhe anëtar i Komisionit të të pagjeturve, raporton KTV.
Por, kryetari i këtij komisioni, Prenk Gjetaj arsyetohet me faktin se gërmimet janë në kompetencë të mjekësisë ligjore dhe EULEX-it. Gjetaj ka thënë se do të kërkohet shqyrtim i punës së mjekësisë ligjore, pasi janë verifikuar 19 mbetje mortore te të cilët është bërë gabim me rastin e identifikimit.
Më 27 prill, në Ditën kombëtare të personave të pagjetur, familjarët do të mblidhen para Kuvendit të Kosovës për të kërkuar zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre./Indeksonline/