Rrahje masive në Shkup, s’dihen pjesëmarrësit

(E plotësuar) Policia e Maqedonisë nuk ka pranuar të tregojë identitetin e personave të përfshirë në incidentin që ka ndodhur sonte ku janë rrahur dy grupe të rinjsh.
I kontaktuar nga “Zhurnal” zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski vetëm e ka konfirmuar rastin, ndërsa nuk ka dashur të tregojë se kush janë personat e kyçur në këtë rrahje.
Ai ka thënë se gjatë ditës së nesërme do të dalin me informacione më të hollësishme për këtë incident. Policia po vazhdon të kërkojë dhe të arrestojë pjesëmarrësit e këtij incidenti, ndërsa deri më tani ka arrestuar disa prej tyre.
Ndryshe, grumbullimi i qytetarëve nga e gjithë Maqedonia për ta pritur Johan Tarçullovskin, të cilin Haga e kishte dënuar për krime lufte por që u lirua pasi kishte mbajtur 2/3 e burgut, ka shkaktuar rrëmujë në qytet.
Nën eufori, disa të rinj maqedonas sot kishin rrahur një 17 vjeçar shqiptar në qendër të qytetit të Shkupit.
--------
Rendi publik dhe qetësia janë prishur sonte para rreth një ore në një rrahje masive që ka ndodhur mes dy grupeve të të rinjve e cila ka ndodhur në stacionin e ri të autobusëve, njofton MPB.
Sipas informacioneve policore, rrahja ndërmjet dy grupeve ka ndodhur në afërsi të pompës së benzinit “Makpetrol” në Shkup.
Një pjesë e personave që kanë marrë pjesë në këtë rrahje janë arrestuar nga policia dhe po mbahen në stacion policor, kurse policia është vënë në gjah pas të tjerëve. raporton Zhurnal
Aktualisht nuk ka informacione se cilit etnitet i takojnë ata dhe a ka të lënduar.
Ndërkaq, për shkak të pritjes së të dënuarit të Tribunalit të Hagës, Johan Tarçulovski, të rinjtë maqedonas në shenjë euforie sot kishin rrahur një të ri shqiptar në qendër të Shkupit./Indeksonline/