Meta: Opozita të hyjë në Kuvend të diskutojë paktin detar

Ministri i Jashtëm Ilir Meta ka reaguar sërish për marrëveshjen e kufijve ujorë me Greqinë. Ai i ka bërë apel opozitës të hyjë në Kuvend dhe të diskutojë aty marrëveshjen Greqi-Shqipëri për kufijtë ujorë. "Ne do jemi transparent në Parlament, aty opozita të vijë të diskutojë për këtë pakt. Opozita le të hetojë marrëveshjen", tha ai.
Deklarata e Metës u bë gjatë një vizite që ai dhe ministri i Jashtëm turk patën në qytetin e Shkodrës.
Deklarata e Metës u bë gjatë një vizite që ai dhe ministri i Jashtëm turk patën në qytetin e Shkodrës.