E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjarët e viktimave të 21 janarit në gjyq Prokurorinë

Përmes një kërkese penale, Çaush Veizi, vëllai i të ndjerit Ziver Veizi, i cili mbeti i vrarë në derën e jashtme të godinës së Kryeministrisë, dhe Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës, i kërkojnë Gjykatës së Tiranës të urdhërojë organin e akuzës që po i heton për të zbardhur vrasjet, t’u vërë në dispozicion të gjitha provat e kësaj dosje.

Familjarët e dy viktimave i janë drejtuar pak kohë më parë prokurorisë me një kërkesë për marrjen e provave.  Burime për “GSH” thanë se familja Veizi dhe Deda, kanë kërkuar të njihen me aktet e dosjes, ai akte ekspertimi, dëshmi apo dhe prova të tjera, për të vendosur më pas për të kërkuar dëmshpërblim për jetët e humbura të njerëzve të tyre të dashur. Prokuroria e ka refuzuar kërkesën e tyre, duke pretenduar se aktet janë sekret hetimor dhe do të dëmtohej hetimi nëse aktet do të binin në duart e personave të tjerë, qoftë dhe të familjarëve të viktimave.

Të ndodhur përballë një situate të tillë, Çaush Veizi dhe Zabit Deda i janë drejtuar gjykatës, me një kërkesë penale me objekt “Të drejtat e personit të dëmtuar nga veprat penale”. Thënë ndryshe kërkojnë që gjykata ta urdhërojë Prokurorinë e Tiranës tu vërë në dispozicion provat që ndodhet në dosjen e shumëdiskutuar. /Start/

                                                                                             2012-01-19 08:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›