E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Ligjet, peng ne Kuvend Rozeta Rapushi

Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, u ankua dje ne seminarin “Permiresimi efikasitetit dhe funksionimi i drejtesise ne shtetet anetare, Shqiperia si rast konkret”, qe prej vitesh ne Parlament ende nuk po perfundon miratimi i nismave ligjore qe kerkojne 3/5-at, pjese e reformes ne drejtesi. Halimi u ankua si per mosmiratimin e ndryshimeve ligjore per procedurat penale, ashtu edhe per Gjykaten Administrative. “Hapja e gjykatave te reja, si ajo administrative, eshte zgjidhje pragmatike dhe e cliron sistemin gjyqesor, si dhe ndihmon biznesin ne marrjen e drejtesise ne nje kohe te pershtatshme, por ligji per krijimin e saj nuk po miratohet dhe mbahet prej 3-vjetesh ne Parlament. Ndaj ne jemi te prirur drejt alternativave te tjera, te cilat e permiresojne procesin gjyqesor dhe dhenien e drejtesise ne vend”, u shpreh ministri. Sipas tij, ne vendin tone, nje pjese e sistemit te drejtesise eshte e ndikuar nga nje nivel korrupsioni dhe paaftesie, ndersa nje pjese tjeter e tyre, si dhe aktoret qe kane per qellim ndeshkimin e tyre, jane te familjarizuar me te. Duke kritikuar keshtu ashper, ministri kerkoi qe duhet te behet gjithcka, qe sistemi te perballe pjesen e korruptuar me ligjin. “Te paret, ata qe kane per detyre te kontrollojne sistemin dhe qe jane ngarkuar nga Kushtetuta dhe ata qe kane ne dispozicion te marrin masa, po keshtu te gjithe aktoret, gjyqtaret, prokuroret e thjeshte, te cilet te ndalojne cdo dite familjarizimin me kete dukuri”, shtoi ai. Madje, ministri theksoi se ai do te prese ne kete kuader, cdo sugjerim qe do te coje drejt zgjidhjes te ketij procesi, pasi permiresimi i kushteve per mbare funksionimin e sistemit te drejtesise eshte konsideruar si nje prioritet strategjik i qeverise. Halimi theksoi se reformat e ndermarra, sipas programit dhe vizionit te qeverise shqiptare mbi sistemin e drejtesise, kane per qellim krijimin e nje sistemi gjyqesor te pavarur, te paanshem, efikas, profesional, transparent dhe modern, te mbeshtetur ne standardet e zhvillimit te nje shteti ligjor, duke kontribuar ne kete menyre ne rritjen e besimit te njerezve tek institucionet e tyre dhe ne konsolidimin e demokracise dhe shtetit te se drejtes ne vend. “Prandaj, qeveria ku une bej pjese, shprehet e gatshme per te perkrahur dhe bashkepunuar ne nisma te tilla qe ndihmojne ne eficensen e drejtesise dhe ne identifikimin e pergjigjeve te perbashketa qe synojne persosjen e sistemeve te drejtesise. Dhenia e drejtesise kualitative eshte nje atribut themelor dhe karakterizues i shtetit te se drejtes dhe detyre primare e autoriteteve gjyqesore”, theksoi ministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›