E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formularet e matures A1, A2 dhe AZ, do te plotesohen online Luljeta Ndoka



Formularet per maturantet e sivjetshem nuk do te shperndahen me me menyren tradicionale, pra dorazi, por ne menyre elektronike. Lajmin e ben te ditur Alfons Harizaj, drejtori i Agjencise Kombetare te Provimeve, prane Ministrise se Arsimit. Harizaj njofton edhe nje risi tjeter, ose me sakte rikthim ne metoden e meparshme te dhenies se provimeve te matures shteterore. Behet fjale per dhenien e provimeve ne auditore universitetesh dhe jo me ne klasat e gjimnazeve. “Ndryshe nga vitet e kaluara, maturantet kete vit mund t’i plotesojne formularet A1, A2 dhe AZ, ‘online’. Ky eshte nje nga propozimet e autoriteteve te arsimit, me te cilin po punohet, qe ai te jete funksional per te rinjte, duke filluar qe nga ky vit”, shprehet drejtori i Agjencise Kombetare te Provimeve, Alfons Harizaj. Aktualisht, behet me dije se diskutimet konsistojne ne suksesin e mundshem te ketyre risive, ne menyre qe te mos kete efekte negative. Nje nga diskutimet qe po behet eshte gjetja e mundesise per plotesimin online te formularit A2, pa sjelle probleme, duke qene se ai eshte i personalizuar me emrin e cdo maturanti qe ka plotesuar ate A1. Nje tjeter risi ka te beje me mjediset ku do te zhvillohen provimet e matures shteterore. Sipas drejtorit Harizaj, diskutohet mundesia e ndryshimit te tyre dhe rikthimit drejt ambienteve masive, sic jane, per shembull, auditoret e universiteteve dhe jo me sallat e shkollave. Ende nuk dihet se si do te gjendet nje menyre qe ky ndryshim te jete pozitiv, pasi dihet qe ne keto lloj ambientesh, studentet kane treguar qe kopjohet se tepermi. Megjithate, kreu i AKP-se shprehet se ekspertet do te bejne me te miren qe te shkohet ne progres dhe jo ne regres, ne procesin aq te rendesishem te matures shteterore. Nje tjeter risi pritet te jete ndryshimi i koeficienteve te lendeve, pasi, sic dihet, kete vit do te hyjne mjaft lende te reja, ose variante te lendeve qe kane qene edhe me pare, ne dispozicion te maturanteve. Kete vit do te jene dy gruplende ne dispozicion: kurrikula berthame dhe kurrikula me zgjedhje. Krahas ketyre te rejave, ata qe pretendojne te marrin statusin e studentit, duhet te perballen ne gjimnaz dhe me mbledhjen e krediteve te detyrueshme, pasi ne te kundert, nuk hyjne ne provimet e detyrueshme, duke djegur keshtu mundesine e vetme per te fituar shkollen e larte, ne nje nga 12 universitetet publike. Kjo do te jete nje nga ndryshimet e matures shteterore, pasi kete vit, megjithese nuk eshte miratuar ende rregullorja, ajo mendohet te kete shume risi. Sipas drejtorit Harizaj, rregullorja e re e Matures Shteterore 2012 pritet te publikohet brenda 10 diteve. Sivjet do te jete viti i pare, qe maturanti vjen pas perfundimit te nje cikli te ri programi.

Provimet e matures, vezhgim me kamera sigurie

Kopjimi ka qene nje nder fenomenet, te cilit Ministria e Arsimit dhe Shkences nuk ka mundur t’i shpetoje. Keshtu, studime te Inspektoratit Kombetar te Arsimit Publik kane nxjerre se eshte kopjuar si ne provimet e matures shteterore, ashtu edhe ne ato te lirimit. Por per te shmangur kete dukuri, Ministria e Arsimit ka paralajmeruar se ne mjediset ku do te zhvillohen provimet, do te instalohen kamera. “Sado qe jemi perpjekur te shmangim abuzimet, ka pasur edhe raste kopjimesh, ndaj kjo eshte metoda me e mire per t’i eliminuar ato, pervec forcimit te rregullave per administratoret e provimeve”, shprehen burime nga MASH-i. Keshtu, maturantet qe do t’i nenshtrohen rastesise, duke mos mesuar e duke shpresuar se do te mund te kopjojne, bejne mire t’i futen punes per te mesuar sa me shume. Kesisoj, IKAP-i ka pohuar se ka vezhguar dhe monitoruar zhvillimin e provimeve ne gjuhe shqipe dhe letersi, matematike dhe lende me zgjedhje ne 7 drejtori arsimore rajonale dhe 13 zyra arsimore. “Procesi i provimeve te matures shteterore eshte kryer ne perputhje me rregulloren dhe aktet nenligjore ne fuqi, por ka pasur dhe probleme, te cilat duhen permiresuar”, thuhet ne konkluzionet e raportit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›