Familjarët e viktimave të Gërdecit denoncojnë ministrinë e Mbrojtjes: Ajo na vrau!

Tiranë, 24 Korrik, NOA Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit, ka denoncuar përmes një deklarate për shtyp përgjigjen negative që ministria e Mbrojtjes i dha kërkesës së tyre për shpërblimin e dëmit nga humbja e jetës së 26 viktimave të pafajshëm në 15 mars 2008.
Ministria e Mbrojtjes mohon përgjegjësinë që me urdhrat e ministrit u grumbulluan në Gërdec mijëra tonelata municione pa asnjë normë sigurie, mohon përgjegjësinë për urdhërimin e demontimit pa asnjë mbikëqyrje profesionale ushtarake, ashtu siç mohon edhe faktin që urdhrat vrasës kanë qenë në kundërshtim me ligjin dhe me rregulloret e brendshme përkatëse, citohet në këtë deklaratë.
Duke e akuzuar më tej ministrinë e Mbrojtjes, se i cilëson të gjithë veprimet si të mbështetura në ligj, duke u munduar që të thotë se i vrau viktimat e Gërdecit në mënyrë të ligjshme dhe se sot kërkon të vrasë edhe të drejtën e shpërblimit të dëmeve të pësuara.
Ministria e Mbrojtjes në këtë përgjigje na kujton se kemi hequr dorë nga gjyqi ndaj saj, duke u munduar që të rëndojë me përgjegjësi vetëm firmën private Albdemil, por kjo nuk është aspak e vërtetë sepse kërkesa administrative e paraqitur nuk ishte gjë tjetër veçse përmbushja e një detyrimi ligjor përpara se ti drejtohemi gjykatës. Albdemil ka përgjegjësitë e veta, por ajo nuk mund të sillte asnjë dëm, nëse nuk do të ishin urdhrat e mbrapshtë dhe të papërgjegjshëm të Ministrisë së Mbrojtjes e cila e la në dorën e një firme private çmontimin e predhave më kërcënuese të arsenalit të ushtrisë shqiptare, pohojnë familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit
Sipas tyre, mos-mbikëqyrja dhe mospërcaktimi i standardeve të rrepta të sigurisë në procesin e rrezikshëm të demontimit, janë dhe mbeten përgjegjësi e shtetit dhe kjo dredhi nuk e shpëton dot këtë organ shtetëror nga përgjegjësia.
Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit, do të konsumojë formalisht edhe ankimin e detyrueshëm administrativ pranë Këshillit të Ministrave, tashmë me shpresën e vetme tek organet e drejtësisë shqiptare dhe asaj ndërkombëtare, përfundon deklarata.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")