Sarkozy jep dorëheqjen e menjëhershme nga Këshilli Kushtetues
PARIS- Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy njoftoi sot dorëheqjen e tij të menjëhershme nga Këshilli Kushtetues për të "të rigjetur lirinë e fjalës".
"Pas vendimit të Këshillit Kushtetues dhe përballë gravitetit të situatës dhe pasojave që janë në dukje për opozitën dhe për demokracinë, Nicolas Sarkozy jep dorëheqjen e menjëhershme nga Këshilli Kushtetues me qëllim rigjetjen e lirisë së fjalës", theksohej në komunikatë.
Pak më parë, Këshilli Kushtetues njoftoi refuzimin e llogarive për fushatën presidenciale të vitit 2012 të Nicolas Sarkozy, një masë e parecedent për një ish-kryetar shteti.
(e.m/BalkanWeb)