E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjet e gazetareve thirrje Koresë: Mëshirë!

Seul- ‘I kërkojmë qeverisë koreanoveriore të tregojë mëshirë dhe tu kthejnë Laurës dhe Eunës lirinë, që ato të mund të kthehen në shtëpi’, luteshin familjet e gazetareve të dënuara me 12 vjet punë të rëndë të detyruar nga Koreja e Veriut.

Ata i bënë sot thirrje shtetit të vetizoluar komunist të tregohet i mëshirshëm, ndërkohë që zëdhënësi i presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi se ato ishin të pafajshme dhe se duhet të lirohen menjëherë.

Vendimi i ashpër i një dite më parë nga Gjykata e Lartë e Koresë së Veriut thelloi tensionet mes Uashingtonit dhe vjen në një moment kur fuqitë globale po përpiqen të ndëshkojnë Phenianin lidhur me testin bërthamor të muajit të kaluar.

Analistët deklaruan se Pheniani po përdor gazetaret si "vegël" për të fituar terren ndaj Uashingtonit, i cili për vite më radhë është përpjekur të përdorë mënyrat e buta që Pheniani të minimizojë kërcënimet e sigurisë në rajonin e Azisë Veriore, që mbulon një të gjashtën e ekonomisë botërore.

"Mendojmë se tre muajt që kanë kaluar në burg me mundësi minimale për komunikim me familjet është e mjaftueshme", deklaruan famijet e Laura Ling dhe Euna Lee, gazetare të rrjetit televiziv kalifornian "Current TV".

Koreja e Veriut i ka dënuar ato për "krime të rënda" dhe ka deklaruar se kanë hyrë ilegalisht në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›