E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet bishti i avionit Air France; kutia e zezë ende jo

Rio de Janeiro- Pas rrëzimit që tronditi mbarë botën të avionit të Air France, të reja premtuese vijnë nga Brazili. Një skuadër polumbarësh të flotës braziliane, kanë gjetur atë që duket si pjesë nga bishti i avionit Air Bus.

Deri tani, kjo është pjesa më e madhe që është gjetur pas rrëzimit të avionit. Ajo mund të ndihmojë skuadrat e kërkimit për të gjetur kutinë e zezë të avionit, që ka gjasa të jenë në thellësi të oqeanit.

Flota amerikane ka premtuar asistimin me një ekip ekspertësh në atë zonë, me paisje të teknologjisë së lartë që janë në gjendje të shohin deri ne një thellësi prej 6 mijë metrash nën sipërfaqen e oqeanit.

Ekipet e shpëtimit deri tani kanë gjetur 24 trupa, si edhe pjesë të tjera nga avioni si pjesë sediljesh.

228 vetë humbën jetën ndërsa avioni u yhduk gjatë rrugës nga Rio de Janeiro për në Paris.
///bbc-start///

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›