Familjet e policëve të rënë në detyrë trajtim prioritar
Paketa financiare është miratuar sot në Kuvend me 124 vota pro, duke marrë kështu edhe votat e opozitës.
Në planin e qeverisë përfshihen edhe punonjësit e Forcave të Armatosura, të Policisë së Burgjeve, si dhe ata të shërbimeve inteligjente, ndërsa drafti fillestar paraqiste përfitues punonjës të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi.
Përveç pensionit familjar, të afërmit e personave të rënë në krye të detyrës do të përfitojnë edhe kredi në bursa të plota arsimore, strehim me përparësi nga Enti Kombëtar i Banesave etj, sipas kritereve dhe procedurave të parashikuara. Përfitimet që jepen në përputhje me këtë ligj vendosen në vlerën 100 % të pagës sa herë që paga, sipas së cilës është llogaritur ky përfitim, ndryshon.