E Diel, 1 Nëntor 2026

Anglezët zgjedhin Botërorin para seksit

LONDER- Që në Angli janë të çmendur pas futbollit, kjo nuk është një gjë e re. Por, një sondazh i kryer nga tabloidi The Sun, ka nxjerrë të dhëna mjaft interesante. Kanë qenë tre pyetje që meshkujt dhe femrat u kanë dhënë përgjigje për këtë Kupë Bote. Pyetja e parë ka qenë për meshkujt: Preferoni të bëni seks me vajzën e ëndrrave tuaja apo që Anglia të fitojë Kupën e Botës. 52 % e meshkujve kanë zgjedhur fitimin e Botërorit nga kombëtarja angleze, ndërsa vetëm 42 % atë të të bërit seks me femrën e ëndërruar. Ndërkohë, 3 % nuk kanë zgjedhur as njërën as tjetrën, ndërsa 3 % janë përgjigjur nuk e di.

Pyetja e dytë ka qenë sërish për meshkujt: preferoni të shikoni Anglinë të fitojë një ndeshje në raundin me eliminim apo të bëni 90 minuta seks të mirë. Këtu, 28 për qind kanë zgjedhur ndeshjen, ndërsa 63 %, 90 minuta seks të mirë. 5 % kanë zgjedhur as njërën as tjetrën, ndërsa 4 për qind kanë qëndruar pasivë, duke u përgjigjur nuk e di.
Ndërkohë, pyetja e tretë për anglezët ka qenë më e komplikuar dhe i janë përgjigjur si meshkujt, si femrat: do të hiqnit dorë nga të bërit seks për një vit në këmbim të Kupës së Botës? 68 % e meshkujve janë përgjigjur jo, 26 % po, dhe 6 % nuk e di. I përafërt ka qenë rezultati edhe për femrat: 73 % e tyre janë përgjigjur jo, 22 % po, ndërsa 5 % nuk e di.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›