Familjet shqiptare në hall, emigrantët sollën 111 milion euro më pak se një vit më parë
Dërgesat e emigrantëve janë rubineti që mban ekonominë tonë gjallë. Por ato prej vitesh janë në rënie, ndërsa viti i fundit ka shënuar një rënie drastike.
Kështu, raportohet se në gjysmën e parë të këtij viti, emigrantët kanë sjellë në Shqipëri 111 milion euro më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Kjo është një rënie me 32.6 përqind.
Në vitin 2007 dërgesat e emigrantëve arritën pikun, duke shkuar në mbi 900 milion euro në një vit.
Por që nga ai vit, dërgesat filluan rënien, të nxitura nga kriza që kaploi Europën.
Aktualisht pesha e tyre në ka rënë nën 7 për qind të Prodhimit Kombëtar.
Tkurrja e fortë e dërgesave që familjet shqiptarë përfitojnë nga të afërmit e tyre në emigracion është cilësuar si një nga arsyet kryesore të ndrydhjes së konsumit në vend, duke ulur rritjen ekonomike në nivelet më të ulëta që nga viti 1997.
Por jo vetëm kaq. Për shumë familje ato janë burim jetik të ardhurash. Sipas një vrojtimi të realizuar nga Banka Qendrore ne vitin 2009, në Shqipëri përfitojnë dërgesa të rregullta nga jashtë rreth 160 mijë familje dhe 26 për qind e tyre nëse nuk do t’i kenë këto të ardhura bien nën nivelin e varfërisë./ep