Gerdeci arrest shtepie per ish- drejtorin e fabrikes

Dritan Minxolli, ish- drejtori i fabrikes së Gërdecit do të qëndrojë në arrest shtëpie. Vendimi për zbutjen e masës së sigurisë për Minxollin, u mor mesditen sotme nga Gjykata e Lartë. Sipas Kolegjit Penal të kryesuar nga relator Andi Celiku, masa e sigurisë e ka humbur efektin e saj për shkak të përfundimit të afateve, për këtë arsye është vendosur që Minxolli të lërë qelitë dhe të dërgohet në arrest shtëpie.
Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë brenda pak ditësh edhe afatet për biznesmentin Mihal Delijorgji e Ylli Pinarin ish-kreu i MEICO-s, të dy të akuzuar si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit që mori jetën e 26 qytetarëve të pafajshëm.