Fanela e Ronaldinjos dhe e Maldinit në ankand
Fanela Ronaldinjo është shitur për shifrën rekord të 13 mijë eurove dhe është blerë nga një biznesmen në ankandin e zhvilluar pas ndeshjes Tiranë- Milan. Ajo e kapitenit Paolo Maldini, u shit për 7500 euro, një tjetër shumë e paparë kjo për një fanelë.
TIRANE- Ronaldinjo ka arritur një rekord më vete në ankandin e zhvilluar nga kompania "Taçi Oil" dy netë më parë në "Sheraton". Fanela e tij në Shqipëri është shitur për shifrën rekord të 13 mijë eurove dhe është blerë nga një biznesmen. Ishin katër bluzat origjinale të Milanit që dolën në ankand, paratë e të cilave do të shkonin për bamirësi. Tre prej tyre janë marrë nga biznesmenë shqiptarë, ndërsa njëra është shitur në Kosovë. Por, qershia mbi tortë ka qenë fanela me numrin "80" të ekipit 7 herë kampion Evrope. Ajo që mbante pas emrin Ronaldinjo dhe që është shitur për shifrën e 13 mijë eurove. Ndërsa e dyta ishte ajo e kapitenit Paolo Maldini, e cila u shit për 7500 euro, një tjetër shumë e paparë kjo për një fanelë.
Takimi mes Milanit dhe Tiranës, i vlefshëm për trofeun "Taçi Oil Albania Reads", u zhvillua të martën në mbrëmje dhe u fitua nga Tirana në shifrat 2-1.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)