E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fanella e Dortmund më e shitura në Gjermani

 Borusia e Dortmundit e mundi Bajernin e Mynihut në finalen e Superkupës, por nënkampionët e Gjermanisë kanë mundur t’i rrëmbejnë bavarezëve dhe një tjetër trofe për këtë sezon, atë të fanellës më të bukur të Bundesligës. Pas një studimi të kryer nga insituti i modës në Berlin, rezulton se fanella që tërheq më shumë tifozë për ngjyrat dhe hijeshinë e saj është pikërisht ajo e verdhezinjve, që rezulton dhe më e shitura në tregun gjerman.

Interesant është dhe fakti, se fanella verdhezinjve preferohet më së shumti nga të rinjtë, që e konsiderojnë dizanjin e saj shumë trendi dhe ngjyrat tejet ekspresive. Ndërkohë që rivalët e Dortmundit dhe kandidatët kryesorë në garën për titull, të Bajernit të Mynihut, duket se nuk bëjnë bujë në modë me veshjen e tyre sportive, teksa fanella e bavarezëve mban vetëm vendin e 11-të për bukurinë e saj. Në vendin e fundit sipas insitutit të modës berlineze qëndron ndërkohë fanella e Verder Bremenit, që këtë vit përvecse me lojë nuk po arrin të bindë as në dizenjim./Top Channel/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›