Dygolësh i Isco-s, fiton Reali

Real Madrid fiton ndaj Athletic Bilbao dhe shkon në kuotën e 9 pikëve. Ndeshja e vlefshme për javën e tretë të La Ligas u fitua 3-1 nga ekipi i Carlo Ancelottit falë golave të Isco dhe Cristiano Ronaldo.
Ish talenti i Malagas shënoi dygolëshin e parë me "Los Blancos", ndërsa ylli portugez golin e parë për këtë sezon.
Për baskët ngushëtoi diferencën Ibai Gomez, gol i cili vlen thjesht për statistika. Me këtë humbje Athletic Bilbao ndalet në kuotën e 6 pikëve.