Islanda kthen yjet, ndaj Shqipërisë

Trajneri i Islandës, Lars Lagerbak, ka shpallur dje listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet kualifikuese të shtatorit: më 6 ndaj Zvicrës dhe më 10 ndaj Shqipërisë.
Bie në sy rikthimi në skuadër i veteranit Eidur Gudjonsen, i cili luan aktualisht te Klub Brysh në Belgjikë. 34-vjeçari, që ka luajtur edhe për skuadra si Barcelona e Çelsi, është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Kombëtaren islandeze me 24 gola, si dhe lojtari me më shumë ndeshje nga ekipi aktual, plot 72 të tilla. Një tjetër rikthim për dy ndeshjet e këtij muaji është edhe talenti i Ajaksit, Kolbein Sigborson (15 ndeshje, 9 gola me kombëtaren). Që të dy këta lojtarë nuk morën pjesë në takimin e tetorit 2012 në Tiranë, pasi ishin që të dy të dëmtuar.
Ndërkohë, vlen të theksohet se që nga momenti kur Islanda drejtohet nga suedezi Lars Lagerbak (2011), nuk njeh asnjë barazim, përveçse 6 fitore dhe 8 humbje. Që nga fitorja 1-2 ndaj Shqipërisë, më datë 12 tetor 2012 në Tiranë, ishullorët kanë humbur 0-2 me Zvicrën në fushën e tyre, kanë fituar 2-0 në miqësore ndaj Andorrës, humbur po 2-0 në miqësore me Rusinë, kanë fituar në Lubjanë ndaj vendësve 1-2 dhe më pas kanë humbur ndaj së njëjtës skuadër 2- 4, por në Reikjavik. Takimi i fundit që ka luajtur, është fitorja minimale 1-0 në miqësoren e 14 gushtit ndaj Ishujve Faroe.
LISTA
Portierë - Gunleifson (Breiablik, Islandë), Halldorson (KR, Islandë), Kristinson (Fram, Islandë)
Mbrojtës - Saevarson (Bran Bergen, Norvegji), Siguroson (Kopenhagen, Danimarkë), Arnason (Roterham, Angli), Otesen (Ural Oblast, Rusi), Skalason (Odense, Danimarkë), Janason (Sonderjyske, Danimarkë), Jonson (Breiablik, Islandë), Laksdal (Stjarnan, Islandë)
Mesfushorë - Hallfredson (Verona, Itali), Gunarson (Kardif, Angli), Danielson (Belenenses, Portugali), Gudmundson (AZ Alkmar, Holandë), Bjarnason (Peskara, Itali), Skulason (Zulte Varegem, Belgjikë), Sigurson (Totenham, Angli), Smarason (Helsingborg, Norvegji)
Sulmues - Gudjonsen (Klub Bryzh, Belgjikë), Porvaldson (Konjaspor, Turqi), Finbogason (Herenven, Holandë), Sigþorson (Ajaks, Holandë).