E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali le te lire Rikardo Kaka

Milan është gati për goditjen e minutës së fundit në merkato.
Rikthimi I Rikardo Kaka te skuadra italiane nuk është vetëm fantazi. Reali I Madridit ka vendosur të lejojë futbollistin brazilian të largohet me parametra zero.
Përfiton nga situate Milan që ka nisur sulmin e fundit për të bindur fantazistin të veshë sërish ngjyrat kuqezi.
Tratativat kanë nisur. Dëshira e dy palëve është të mbyllin këtë tranferim, por problemi i vetëm mbetet paga e lartë e Rikardo Kaksë.
Braziliani përfiton 1o milionë euro në sezon, një shumë kjo e papërballueshme nga Milani.
Gjithsesi, klubi italian shpreson që të ulë pretendimet financiare të futbollistit. Edhe ky I fundit është gati të sakrifikojë në mënyrë që të ketë mundësi të tranferohet te skuadra që e bëri të njohur në arënën ndërkombëtare dhe ku do të kishte një vend të sigurt si titullar.
Ndërkohë, Milan ka marrë përgjigjen përfundimtare në lidhje me Keisuke Honda. Mesfushori japonez nuk do të transferohet gjatë në këtë merkato në kampionatin italian, ndërsa duhet të presë janarin për të debutuar në Serinë A.
Shkak për këtë është bërë refuzimi i radhës nga klubi rus i CSKA të Moskës, që ka hedhur poshtë edhe ofertën e fundit të Milanit për të shpejtuar transferimin e futbollistit 27-vjeçar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›