E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fansat ankohen për Çiljetën: Të duam në festivale

Nuk ka kaluar shumë kohë që këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga, ka qenë pjesë e festivaleve shqiptare, por siç duket, fansat e saj e shohin dhe e ndiejnë shumë mungesën e këngëtares në këto evenimente. Madje shumë prej tyre tashmë kanë filluar ti shkruajnë në Facebook, duke e kritikuar se pse nuk merr pjesë çdo vit në këto festivale. Ndoshta nga mungesa e spektaklit të mirëfilltë, ata dëshirojnë të shohin Çilin në këto skena, pasi me paraqitjen e saj ajo krijon më shumë atmosferë. Tani që festivali Kënga Magjike tashmë ka mbaruar, fansat e këngëtares janë hedhur menjëherë në sulm, duke i kërkuar që vitin e ardhshëm të paraqitet në këto festivale. Na duket si bosh Kënga Magjike, as Kënga Magjike as Top Fest, ke humb fare Çili, janë disa nga komentet të cilat i drejtohen vetë këngëtares, e cila mundohet të justifikohet me faktin se nuk mund të jetë prezente në ndonjë festival dhe çdo vit me radhë. Epo sdo rri për vit unë te Kënga Magjike, një vit po një vit jo, vitin tjetër pooo, thekson këngëtarja, ndërsa e pyetur nëse do të jetë prezente në Top Fest, ajo përgjigjet: Jam çdo të diel te Top Channel, po ka mundësi të jem, 90% po, të shoh se si do më dalë kënga, tregon Çiljeta. Por këtyre justifikimeve se ajo nuk mund të jetë prezente në ndonjë festival, i përgjigjet një fanse, duke i thënë se edhe sikur të paraqitet çdo vit, nuk i ha bukën asnjeriu, por ato e kanë nder që Çiljeta të jetë e pranishme. Edhe çka po shkove çdo vit? Sikur po i ha bukën njeriu! Nder i bën të të kenë aty, mos mungo më, thuhet më tej në komentet e dhëna nga fansat.

PANORAMA PLUS

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›