E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fobite Pse te gjithe njerezit kane frike

Psikologji/ Fobite - si te shmangim frikerat ndaj nje objekti ndaj nje situate apo ndaj nje aktiviteti specifik Te gjithe njerezit kane frike. Sigurisht edhe ti. Frika ka lindur para trimerise-thote populli. Ky nuk eshte problem pasi me kalimin e rrezikut kalon edhe frika. Po kur rreziku kalon dhe ty vazhdon te te shoqeroje frika Po kur frika jote nuk justifikohet realisht nga rreziku qe e ka shkaktuar ate Atehere ky eshte nje problem. Nese nje problem i tille behet i qendrueshem tek ti duke u perseritur sa here takohesh me nje situate te vecante atehere mund te pershkruhesh si fobik. Fobite jane frikera te qendrueshme dhe te paarsyeshme ndaj nje objekti aktiviteti apo situate te vecante. Ato nuk kane justifikim real apo e tejkalojne justifikimin real rreth ketyre frikerave.

Te gjithe njerezit kane frike. Sigurisht edhe ti. Frika ka lindur para trimerise thote populli. Ky nuk eshte problem pasi me kalimin e rrezikut kalon edhe frika. Po kur rreziku kalon dhe ty vazhdon te te shoqeroje frika Po kur frika jote nuk justifikohet realisht nga rreziku qe e ka shkaktuar ate Atehere ky eshte nje problem. Nese nje problem i tille behet i qendrueshem tek ti duke u perseritur sa here takohesh me nje situate te vecante atehere mund te pershkruhesh si fobik. Fobite jane frikera te qendrueshme dhe te paarsyeshme ndaj nje objekti aktiviteti apo situate te vecante. Ato nuk kane justifikim real apo e tejkalojne justifikimin real rreth ketyre frikerave.

Njerezit fobike pershkruajne te kene frike nga insektet kafshet erresira lartesia fluturimi te folurit ne publik etj. Ata jane te bindur se do tu ndodhe dicka shume e keqe nese detyrohen te perballen me ate qe kane frike pa pasur mundesi per tu shmangur apo larguar. Pra fobia cilesohet si nje frike ekstreme nga dicka. Ajo eshte nje frike e qendrueshme dhe intensive ndaj nje objekti ndaj nje situate apo ndaj nje aktiviteti specifik. Viktima e ketyre frikerave nderton lloj-lloj filozofish e strategjish te forta shmangese per te perballuar friken. Nje pjese e madhe e njerezve sidomos te rinjte per te ulur nivelin e frikerave te tilla perdorin lende te ndryshme te demshme si alkoolin duhanin dhe lloje te ndryshme narkotikesh.

Personat qe vuajne nga fobi te ndryshme jane te vetedijshem per paarsyeshmerine e frikes. P. sh. njerezit qe kane frike nga ashensori e dine qe shume njerez ngjiten e zbresin cdo dite me ashensor pa u demtuar megjithate ata kane frike ta perdorin.

Fobite ndikojne ndjeshem ne aktivitetin e individit p.sh. nese objekti apo situate e frikshme shmanget me lehtesi personi pranon te heqe dore nga qellimi qe kishte mjafton qe te mos provoje friken apo sikletin ne te cilin e hedh ajo situate p.sh. nuk merr pjese ne festen per ku ishte nisur duke gjetur nje justifikim. Nese objekti apo situatat e frikshme nuk mund te shmangen personi perjeton frike e panik te pakontrollueshem duke e bere te pa mundur vazhdimin normal te aktivitetit te tij.

Ankthi qe perjetohet kur jemi ne kontakt me objektet qe na provokojne fobine ka keto simptoma fiziologjike

- Tikikardi rrahje te pershpejtuar te zemres

- Vjellje

- Shqetesime gastritike urinare

- Ndjenje mbytje na mungon fryma

- Skuqje

- Djersitje te tepruara

- Dridhje trupi

- Pagjumesi

- Humbje ndjenjash

- Djegesi ne stomak

Crregullimet fobike jane tri llojesh

Fobite e thjeshta. Fobite sociale Agorafobia

Fobite e thjeshta Jane fobi qe ndodhin me rralle se fobite e tjera dhe jane me te perhapurat. Burimi kryesor i tyre jane kafshet insektet ose qenie te tjera te gjalla.. Individi me nje fobi te thjeshte shpreh nje frike te tepruar te paarsyeshme ndaj ngacmimeve te vecanta. Fobite e thjeshte dhe te perhapura lidhen me qente gjarperinj insektet gjakun hapesirat e mbyllura dhe lartesite. Fobite e thjeshta nuk perfshijne friken nga situata sociale fobite sociale as friken e krizes se panikut crregullimet e panikut apo agorafobite. Femrat jane ato qe provojne me shume fobi te thjeshta. Ne kete rast problemi mund te linde ne cdo moshe. Simptomat qe shfaqen jane dridhje djerse dhe gjendje te fiketi.

Fobia sociale Ka te beje me friken dhe shqetesimet e tepruara dhe irracionale gjate bashkeveprimit me njerez te tjere. Fobia sociale perfshin friken ndaj kritikave ndaj gabimeve ajo e te folurit ne publik etj. Kjo lloj fobie shpesh ndeshet ne adoleshence dhe mund te krijojne problem serioze ne jeten e nje individi deri edhe ne izolimin e tij. Edhe tek fobite sociale me te predispozuarat per tu prekur jane femrat.

Agrofobia Origjina e kesaj fjale gjendet ne greqishten e lashte agora qe do te thote shesh dhe ka te beje me friken nga ambientet e hapura. Shpesh kjo lloj fobie trajtohet jo vetem si shkaku i frikes sone por edhe si pasoje e pamundesise per te marre ndihme ne ambiente te hapura ne rast rreziku. Pra agrofobia eshte e lidhur me nje teresi problemesh qe sillen rrotull frikes. Nje gjendje e tille kerkon izolim total te individit nga rrethi social. Ai nuk del nga shtepia pasi ka frike nga ambientet e publike kur ndeshet me nje grup njerezish nuk shkon ne pazar ndihet i paafte per te udhetuar me mjete te transportit civil.

Ne psikologji permenden mbi 100 lloj fobish por disa nga fobite me specifike jane keto

Ablutophobia- Frika nga pastrimi dhe larja

Agliophobia- Frika nga dhimbjet

Ailurophobia- Frika nga macja

Anuptaphobia- Frika nga vetmia

Bibliophobia- Frika nga librat

Catoptrophobia- Frika nga pasqyra

Chionophobia- Frika nga bora

Clinophobia- Frika nga shtrati

Dikephobia- Frika nga drejtesia

Didaskaleinophobia- Frika per te shkuar ne shkolle

Dystychiphobia- Frika nga aksidentet

Ecophobia- Frika nga shtepia

Eleutherophobia- Frika nga liria

Eurotophobia- Frika nga gjenitalet femerore

Ergophobia- Frika nga puna

Gamophobia- Frika nga martesa

Genophobia- Frika nga seksi

Gerascophobia- Frika nga pleqeria

Glossophobia- Frika e mbajtjes se fjalimeve ne publik

Heliophobia- Frika nga dielli

Hidrofobia- frika nga uji

Patofobia- frika nga semundja

Cilat jane disa nga shkaqet kryesore te fobive

Studimet e shumta qe jane bere tregojne se jane te shumta shkaqet nga te cilat ne jemi te predispozuar qe te vuajme nga crregullimet neurotike ne kete rast sic nga fobia. Ato theksojne se fobia ne te shumten e rasteve zhvillohet gjate femijerise por edhe ne periudha te tjera te jetes. Keshtu prej studiuesve eshte pranuar se disa fobi si p.sh. fobia e hapesirave mesohen e fitohen ne moshe te rritur nderkohe qe fobite nga erresira nga stuhite nga kafshet e te tjera mund te jene shfaqur qe ne vitet e para te jetes. Per shume kohe ka dominuar opinion se fobite zhvillohen ne baze te reaksioneve nga te qenit shpesh ne situata te frikshme dhe qe jane teper shqetesuese por krahas kesaj shume nga reagimet tona emotive mund te zhvillohet ne baze te perceptimit te gjendjeve fobike qe perjetojne te tjeret. P.sh. femija duke vezhguar nenen e tij qe ka fobine e merimanges ka shume te ngjare qe edhe ai ta zhvilloje tek vetja kete lloj fobie.

Disa menyra per te menaxhuar fobite

Disa persona gjejne nje menyre shume te thjeshte per te shmangur fobite e tyre pra duke mos u ekspozuar ndaj tyre ne menyre qe ti shmangin dhe te mos perballen me to kjo eshte nje menyre qe cilido prej nesh mund ta beje por nuk eshte ajo zgjidhje e cila do te na ndihmonte perhere sepse eshte pothuajse e pamundur qe gjithsecili prej nesh te fshihemi ndaj frikerave qe ndiejme sa here duhet te perballemi me to. Ja cila eshte nje menyre shume efikase qe gjithsecili nga ne te menaxhojne friken e tij. Ne nje leter do te shkruajme fobite tona dhe do ti vleresojme me nje note nga 1 deri tek 10. Do ti kushtojme me teper rendesi asaj fobie e cila tek ne shkakton me se shumti efekte anesore p.sh. marrje mendsh te vjella etj. nese duam qe ta menaxhojme kete fobi mund te kerkojme ndihmen e nje eksperti per te na mbikeqyrur te nje psikologu apo te nje terapsti apo nese duam ja dalim mbane dhe vete. P.sh. ka shume persona te cilet vuajne nga fobia e lartesise ne kete rast nga udhetimet me avion gjeja e pare qe duhet te bejne eshte te mendojne se pas 2 javesh do te kene nje udhetim me avion dhe duhet te mendojne paraprakisht se cfare do te benin a vajtja ne aeroport b hipja ne avion c nisja apo ngritja e avionit. Nese do te bejne kete gje do te vene re se ne nje fare menyre ata do te ndjejme pikerisht ato simptoma qe ndjejne kur udhetojne me avion. Keshillohet qe kjo situate te perseritet 3 here ne jane ne nje periudhe kohe prej 2 javesh dhe do te shohin qe do te jeni ne gjendje qe te menaxhojne friken e tyre si dhe te kontrollojne ate ne nje menyre sa me te mire te mundshme.

Terapia konjitive-bihejviorale

Terapia konjitive-bihejviorale eshte nje lloj psikoterapie. Personat me fobi sociale mesojne menyra te reja per tiu pergjigjur situatave qe shkaktojne frike dhe keqfunksionim fizik. Terapisti e meson personit se si te vleresoj ne menyre me te arsyeshme situaten qe e frikeson. Duke i drejtuar besimet e pasakta terapisti ndihmon personin te zvogeloje friken e te qenit i gjykuar nga te tjeret. Keto ndryshime ne menyren e te menduarit gershetohen me ekspozimin gradual te kontrolluar ndaj situatave qe provokojne ankth tek personi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›