Sekreti francez i buzëqeshjes së Kejt
Buzëqeshja rrëzëllitëse e Kejt Midëllton ka një sekret. Dhëmbët e bardhë dhe buzëqeshja e bukur e dukeshës së Kembrixhit janë meritë e dentisti francez Didier Fillon. Ai aplikon një teknikë inovative, e cila bazohet në realizmin e harku dentar asimetrik artificial, i cili ka një efekt tërësisht natyral. Teknika e dentistit francez është shumë e kërkuar në SHBA.
I pyetur nëse dora e tij fshihej pas buzëqeshjes së bashkëshortes së princit Uilliam, ai është përgjigjur: Nuk mund të them asgjë. As nuk mund ta mohoj dhe as ta konfirmoj. Por pavarësisht se Fillon nuk do të identifikohet si dentisti i njerëzve të famshëm, personazhe të njohura si Xhon Galiano, Sadi Frost e Keli Bruk i janë drejtuar atij.