Leka Zogu I, familja: Shëndeti mbetet ende kritik
Gjendja shëndetësore e pretendetit për fronin mbretëror Leka Zogu i parë është përkeqësuar, mesnatën e së premtes, pasi pësoi një arrest kardiak. Disa ditë më parë Leka Zogu u shtrua në remanimacioni e spitalit numër pesë në Tiranë pasi kaloi një fibrilacion atrial.
Gjendja e tij sipas Sulejman Gjonaj, përfaqësues i oborrit mbretëror, paraqitet disi e stabilizuar por vazhdon të mbetet kritike për jetën.
Situata shëndetësore gjatë ditëve të qëndrimit të tij në spitalin numër pesë, kishte një qëndrueshmëri relative sipas doktorëve që e asistojnë.
73 vjecari Leka Zogu I parë prej kohësh vuan nga vështriësitë në rrugët e frymarrjes dhe nga zemra si dhe nga anoreksia e theksuar. Një ditë pas shtrimit të tij në spital ai u vizitua nga presidenti Bamir Topi dhe nga kryeministri Sali Berisha.