Fantazmat ekzistojnë? Reporterja i filmon gjatë xhirimeve (VIDEO/FOTO)
Reporterja Vanessa Bolano ishte duke bërë një dokumentar në një plantacion në Luiziana, SHBA, kur filmoi pamjen makabre. Pas saj u shfaq nja fantazmë.
Vanessa, e cila reporton për stacioni lokal u shpreh se ata po përpiqeshin të bënin një dokumentar, por pamjet ishin mahnitëse aq më tepër që ajo vetë e kishte ndierë aktivitetin paranormal. Pamjet nuk janë aq të dukshme nëse i sheh në video por dallohen nëse i sheh frame pas frami.
Plantacioni Myrtles në Shën Francisville ka aktivitet paranormal çdo fundjavë, sipas shoqëruesit të të interesuarve Mark Leonard.
Shtëpia ku u pa fantazma
Ajo mund të ketë qenë skena e dhjetë vrasjeve që kur u ndërtua nga gjenerali David Bradford në vitin 1796.
Fantazma pas krahëve të reporteres
Disa mysafirët atje kanë raportuar edhe se janë marrë zvarrër nga shtretërit e tyre në mes të natës. Të tjerë thonë se kanë parë fantazmat dhe kanë dalluar objekte shtëpiake të lëviznin vetë.
Vanessa kontrollon xhirimet
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: