E Diel, 1 Nëntor 2026

Faqet zyrtare të institucioneve maqedonase edhe në shqip

Vendimi erdhi pas kërkesës së ministrave shqiptarë, të cilët vunë në dukje se në mungesë të këtij versioni pengohet e drejta e komunikimit mes institucioneve, shoqërisë civile dhe qytetarëve.

Ministria e Informatave dhe shërbimi për informim i Qeverisë është ngarkuar që të përgatisë një listë me institucionet dhe ministritë, të cilët do të duhet të përmbushin kushtin dhe të jenë edhe në gjuhën shqipe, përveç gjuhës maqedonase dhe asaj angleze.

Megjithatë, deri tani një pjesë e ministrive dhe disa drejtorive janë edhe në gjuhën shqipe, sidomos atje ku ministrat apo udhëheqësit janë kuadro shqiptarë.

Problemi i komunikimit elektronik edhe kohë më parë ishte ngritur si çështje debati, por nuk pasoi asnjë zgjidhje nga organet qeveritare. Edhe presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov nuk ka respektuar gjuhën shqipe, duke mos e vendosur në faqen zyrtare të internetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›