Haziri: Nëse shkelen parimet, LDK të rishohë pozicionin
Në një intervistë për BBC-në, Haziri ka paralajmëruar edhe një fazë të re të ndryshimeve në qeverinë aktuale, përfshirë edhe struktura të larta qeverisëse. LDK-ja në dy parime ka një qëndrim të qartë se deri ku mund të shkojë koalicioni qeverisës në Kosovë.
"Në parimin e sundimit të ligjit dhe të funksionalitetit të shtetit, ajo merr pjesë në proceset e shtetndërtimit dhe të stabilitetit, por nëse thyhen këto dy shtylla kryesore, apo parime kryesore të cilat janë vendosur, LDK-ja duhet ta rishikojë pozicionin e saj", theksoi Haziri.
Ai tha se nuk sheh ndryshime të mëdha, ndonëse procesi i riformatizimit të qeverisë ka kaluar në fazën e parë. Procesi do të vazhdojë me ndryshime në shkallën e dytë, të cilat mund t’i japin një impakt pozitiv qeverisjes së mirë në Kosovë, tha Haziri, duke shtuar se kjo ka të bëjë me struktura dhe emërime të nivele të larta brenda qeverisë, qofshin zëvendësministra apo edhe autoritete ekzekutive që marrin mision.
"Pretendimi i LDK-së në këtë qeveri është përmirësimi i qeverisjes dhe tendenca për të vendosur qeverisje të mirë në Kosovë, si dhe të përballet edhe me problemet dhe me dukuritë, duke filluar edhe nga brenda strukturës sonë dhe duke reflektuar edhe në institucione ku LDK-ja merr pjesë", theksoi Haziri.
Ai tha se lufta kundër korrupsionit duhet të thellohet, dhe sipas tij, është detyrë e institucioneve të Kosovës që të marrin një rol udhëheqës dhe më aktiv në përballjen me këto dukuri, duke ruajtur mandatin e EULEX-it si monitorues dhe mbështetës të institucioneve.
Haziri tha se jo domosdoshmërisht të gjithë në LDK mendojnë dhe besojnë se kjo parti duhet të jetë pjesë e qeverisë duke paguar çmimin e kompromisit. Duke paralajmëruar zgjedhjet brenda partisë në vjeshtën e këtij viti, Lutfi Haziri tha se LDK-ja nuk ka alternativa të shumta, dhe asaj i duhen reformat e brendshme përfshirë ato programore dhe udhëheqëse në të gjitha nivelet. Në të kundërtën tha ai, LDK do të përballet me ndryshime shumë radikale që do të çonin në rithemelim.
"Dhe natyrisht konsekuenca përfundimtare do të jetë reformim i plotë edhe në lidership partiak, në udhëheqje të ardhme që përgatitet me një vizion evropian që e udhëheqë shtetin me vizion evropian".