E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Farërat”, fermerët e Matit denoncojnë cilësinë e dobët

Fermerët në Mat denoncojnë cilësinë e dobët të farërave të grurit, e cila sipas tyre ka ulur nivelin e prodhimit, deri aty sa që nuk justifikon investimin e bërë. Në Mat mungon një laborator bujqësor, ku mund të kontrollohet cilësia e farërave. 

MAT- Fermerët e komunës Komsi të rrethit të Matit, po përballen me problemin e farërave të grurit. Ata denoncojnë cilësinë e dobët të saj dhe deklarojnë se farërat janë jashtë çdo standardi. Sipas fermerëve prodhimi është mjaft i ulët dhe nuk justifikon investimin e bërë.

“Farërat po na dëmtojnë, qoftë të misrit dhe të grurit është gjynah që në këtë tokë të merret një prodhim kaq i ulët”- u shpreh njëri nga fermerët.

Një tjetër fermer ankohet “farërat e shtetit na kanë dalë shumë të dobëta, prodhimi i dhënë prej tyre është shumë i ulët dhe cilësia është shumë e dobët. Në të gjithë këtë prodhim dhe investim të bërë, ne kemi dalë me humbje”- shton ai.

Në rrethin e Matit mungon një laborator bujqësor për kontrollin e cilësisë të farërave, kjo do të thotë se fermerët nuk kanë asnjë mundësi për të kontrolluar cilësinë e farërave që blejnë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›