Kurbin, asgjësohen 200 rrënjë kanabis, 2 të arrestuar
Pas një operacioni të kryer, policia e Kurbinit ka bërë të mundur asgjesimin e 200 rrënjëve kanabis sativa. Gjithashtu nga ky operacion janë zbuluar edhe një sasi armësh dhe municionesh. Policia ka arrestuar dy kultivuesit e drogës.
KURBIN- 200 rrënjë kanabis sativa janë sekuestruar në fshatin Gërnac në rrethin e Kurbinit pas një kontrolli nisur orët e vona të një dite më parë. Policia ka mundur të verë në pranga, dy persona. Dy arrestuarit janë kushërinjtë Ahmet dhe Xhafer Hasneziraj, ndërsa ka shoqëruar dhe dy persona të tjerë emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Bimët narkotike ishin të mbjella në dy parcela në pronësi të dy të arrestuarve Hasneziraj.
Policia ka zbuluar edhe një sasi armësh dhe municionesh luftarake në banesën e njërit prej dy kultivuesve. Sipas burimeve mësohet se bimët narkotike ishin mbjellë në një parcelë me misër për të humbur në këtë mënyrë dhe gjurmet e kultivimit. (a.r/news24/balkanweb)