E Diel, 1 Nëntor 2026

Farkë, mbytet 13-vjeçari, po lahej me dy shokë në liqen

Një fëmijë është mbytur në liqenin e Farkës, në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ku një 13-vjecar me iniciale A.K ka gjetur vdekjen në liqen. Sipas policisë fëmija mendohet të jetë banor i Farkës dhe po lahej në liqen me dy bashkëmoshatarë të tij, teksa është mbytur. Ndërkaq polumbarët e RENEA-s pas disa minuta kërkimesh në liqen, kanë arritur të nxjerrin trupin e të ndjerit. Uniformat blu gjithashtu po hetojnë për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa mbeten ende të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
vijon………

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›