E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi i qeverisjes së koorporatave, biznesi diskuton me ekspertët e IFC

TIRANË- Biznesi shqiptar duhet të adaptojë kodin e qeverisjes së korporatave, për t’u përballur me konkurrencën në tregjet e huaja. Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka, është shprehur se, sipërmarrja vendase duhet të përshtatet me zhvillimet globale në fushën e ekonomisë. Ndaj, sipas tij, është i nevojshëm zbatimi i kodit të qeverisjes së korporatave, në mënyrë që bizneset të jenë më transparente dhe kompetitive.

Këto deklarata u benë një tryeze diskutimesh mbi “Kodin e Qeverisjes” me biznesin, të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC).

Kodi i qeverisjes së korporatave, apo i menaxhimit të brendshëm të shoqërive tregtare, siç quhet ndryshe, u realizua nga Ministria e Ekonomisë dhe është në përputhje me standardet europiane. Zbatimi i këtij kodi pritet të sjellë një menaxhim më të mirë të të gjitha shoqërive aksionare në mungesë të bursës.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›