E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, makina del nga rruga, plagosen 2 të rinj

Një aksident me pasojë plagoshen e dy të rinjve ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin. Një automjet me të cilin udhëtonin dy të rinj ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
 

Për pasojë janë plagosur dy të rinj, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Lezhës dhe sipas mjekëve gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
 

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat ka theksuar se aksidenti është shkaktuar nga shpejtësia e lartë e automjetit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›