Shkodër, Topalli: Rama të kujton deklaratat e Nexhmije Hoxhës
SHKODËR- Në qytetin e Shkodrës u përkujtuan sot Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka, katër djemtë shkodranë që u vranë pabesisht nga forcat e regjimit komunist në protestën antikomuniste në 2 prill 1991.
Me këtë rast në sheshin "2 Prilli", pikërisht në memorialin që i kushtohet të rënëve, në prani të pjesëtarëve të familjeve të dëshmorëve u zhvilluan homazhe dhe u vendosën kurora me lule nga Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, drejtuesit më të lartë të qeverisjes vendore, deputetët e Partisë Demokratike, shoqata antikomuniste "2 Prilli", shoqata dhe parti të tjera të djathta, etj.
Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli duke e cilësuar këtë ditë, si ditë reflektimi, ka sulmuar sërish kreun e Partise Socialiste Edi Rama.
‘Qoftë edhe dje në një hartim të tij, ai që bën cdo ditë ciu ciu në Tëitter-in e tij, fliste për të pëndjekurit, ashtu sic fliste Nexhmije Hoxha 10 ditë më përpara. Kjo të bën që të mendosh se ato sa herë bëjnë Refresh në fakt kthehen 20 vite më përpara. Greamoz Ruci thotë se nuk jam Gramoz Ruci, ai Ministër i Bredshëm që vrau katër djem 20 vite më përpara. Edvin Rama thotë se nuk jam djali i Kristaq Ramës i fundit që firmosi për vrasjen e një poeti. Femi Avdiu thotë se nuk jam ai që firmosi me dorën e tij vrasjen e Avzi Nelës. Janë data të cilat kanë bërë kthesa në historinë tonë’,- deklaroi Topalli.
(el.me/BalkanWeb)