E Shtunë, 31 Tetor 2026

Farmacistja qe vidhte ilace pa licence

Thellohet me tej skandali me vjedhjen e barnave ne qendren spitalore Nene Tereza ne Tirane. Sipas Urdhrit te Farmacisteve Jetmira Koleci farmacistja e arrestuar per abuzim me ilacet e spitalit eshte thjesht nje praktikante qe nuk ka fituar ende te drejten e ushtrimit te profesionit. Nuk dihet ende si eshte punesuar Koleci ne farmacine e Onkologjikut pasi drejtoria e Spitalit pohon se nuk do te kete asnje reagim per sa kohe ceshtja eshte ende ne hetim. Por urdhri i farmacisteve ka denoncuar edhe keqmenaxhimin e barnave spitalore ne tendera ku ilacet shiten me dyfishin e cmimit real. Por as ministria e shendetesise nuk ka pranuar te reagoje per keto akuza. Pak dite me pare zyra e krimit ekonomik ndaloi tre punonjes te shendetesise si pjesetare te nje rrjeti qe vidhte ilacet e spitalit per ti shitur ato ne farmacite perreth tij. Per dy mjeket u mor masa e sigurise arrest me burg ndersa  farmacistja bashkeshortja e njerit prej tyre po hetohet ne gjendje te lire per shkak se ka femije te mitur per tu perkujdesur.

Shiko kroniken video

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›