E Shtunë, 31 Tetor 2026

Problemet pas bllokimit te kufirit

Greva dyditore e doganiereve greke qe ka paralizuar qarkullimin e mjeteve ne kufi i ka sjelle miliona leke deme bizneseve sidomos atyre ne jug te vendit. Drejtues te Dhomes se Tregtise se Gjirokastres pohojne se nga kjo situate jane te prekur afro 45 kompani qe kane kontrata me kompani greke. te pakten 40 kamione vetem nga ky rajon importojne cdo dite kryesisht mallra ushqimore dhe materiale ndertimi ndersa rreth 10 te tjere eksportojne veshmbathje e produkte bulmeti te zones. Bllokimi i kufirit u ka krijuar probleme edhe mijera emigranteve e qytetareve shqiptare qe u duhet te udhetojne drejt shtetit Helen. Kujtim Xhaferi qe kishte ardhur per te pare te afermit ne qytetin e Lacit eshte nisur per ne Greqi per shkak te punes si dhe shkolles se dy femijeve. Familja Xhaferri eshte detyruar te lere makinen dhe te udhetoje me autobus deri ne Kapshtice. Ne te njejten menyre e kane kaluar gjate 24 oreve te fundit kufirin ne Kapshtice e Kakavije edhe 2 mije persona te tjere. Greva e nisur ne shtate te mengjesit te se martes do te vazhdoje per 48 ore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›