E Shtunë, 31 Tetor 2026

Farmacite e ilacet miratohet ligji i ri

/ /

Opozita braktisi dje punimet e Komisionit Parlamentar te Shendetesise ku po diskutoheshin ndryshimet ne ligj duke kerkuar nje seance degjimore me dy shoqata te farmacisteve. Por deputetet e djathte deklaruan se kjo seance degjimore nuk eshte e arsyetuar dhe per me teper sipas tyre shoqatat jane te panjohura dhe nuk perfaqesojne te gjithe farmacistet ne vend. Ndryshimet ne ligj prekin pjese te kontrollit te cilesise se ilaceve si dhe kontrollin e tyre per cdo efekt anesor. Por ndryshimi me i rendesishem i ligjit ka te beje me faktin se nuk ka kufizim te ngritjen e farmacive. Mese 2 vjet me pare u vendos qe nje farmaci te merrte licence vetem nese ishte te pakten 100-150 metra larg nga ndonje farmaci tjeter si dhe duhej te kishte 1 farmaci per cdo 3000 banore. Sipas deputeteve te djathte ky ndryshim i ligjit do te liberalizoje tregun e sherbimit farmaceutik. Por dy shoqata te ftuara dje ne komision nga kreu i tij Ethem Ruka deputeti i PS e kundershtuan ashper kete ndryshim me ligj. Sipas tyre kjo praktike nuk eshte ne asnje vend te Komunitetit Europian. Ky propozim nuk eshte bazuar ne asnje eksperience te vendeve te BE dhe nuk ka asnje kerkese nga ndonje aktor i vecante i tregut qe te shfuqizoje kete nen largesia mes farmacive. Atehere mbetet vetem nje kerkese e vecante e personave individuale qe kane arritur deri aty sa te ndryshojne ligjin. Ky ndryshim vjen pas nje viti e gjysme moszbatimi te ketij neni por duke mos pare moszbatimin e ligjit kane vendosur shfuqizimin e tij. Nuk eshte percaktuar se kush e heq licencen sepse kane shfuqizuar edhe nenin perkates qe ishte percaktuar per Komisionin e Shendetesise deklaroi kreu i Sindikates se Farmacisteve. Por ky arsyetim u cilesua si jo bindes nga deputetet e djathte me argumentimin se farmacistet aktuale kerkojne mbylljen e tregut dhe jo hapjen e tij.
Pas nje debati mes deputeteve te dyja paleve kreu i komisionit Ruka dhe deputetet e tjere te PS-se lane komisionin. Ai u drejtua nga nenkryetari Tritan Shehu ndersa deputetet e djathte votuan te vetem ndryshimet ne ligj.
Projektligji
Me keto ndryshime ne ligj farmacite qe do te operojne ne tregun e ilaceve nuk do te duhet te te zbatojne kriterin e distances. Ligji kerkonte qe nje farmaci te kishte distance nga nje tjeter prej 100-150 metra ne varesi te raportit 1 per 3 mije banore por tashme nje farmaci mund te ndertohet ne cdo vend pa kufizime hapesire. Projektligji parashikon ngritjen e qendres se farmakovigjilences qe do te jete pergjegjese per monitorimin e barnave te hedhura ne treg efektet e padeshirueshme dhe te demshme per shendetin e njerezve si dhe marrjen e masave per parandalimin e tyre dhe mbrojtjen e shendetit te qytetareve. Perfaqesuesit e Ministrise se Shendetesise kane sqaruar se qendra e farmakologjise do te bashkepunoje ngushtesisht me Institutin e Sigurimit dhe Kujdesit Shendetesor. Qendra ne fjale do te jete pjese e strukturave boterore te perbera nga qendra analoge te cilat funksionojne ne baze te nje sistemi informacioni i cili mundeson informimin ne kohe te perdoruesve nese konstatohet nje problem ne perdorimin e barnave. Gjithashtu ndryshimet e propozuara parashikojne zevendesimin e termit mbajtes i licences se tregtimit me termin mbajtes i autorizimit te tregtimit me qellim perputhjen e plote te projektligjit me direktivat e Bashkimit Europian. Keto ndryshime do ti kalojne seances per miratim diten e enjte. Seanca ne Komision

Flamur Noka Nuk mund te vini ketu dhe te na impononi nje seance degjimore me grupe interesi qe nuk jane te tilla. Projektligji eshte konsultuar me grupet e interesit.
Eltar Deda Nuk e kuptojme se pse nuk kerkoni te mbahet kjo seance degjimore. Perfaqesuesit e farmacisteve kane shqetesimet e tyre dhe do te ishte mire qe ti degjonim ata per keto ndryshime ne ligj.
Ethem Ruka Po thyhet nje nen i rregullores qe ka te beje me seancat degjimore. Ne ketu kemi qene dhe seanca kemi bere. Por nese ju e keni vendosur te vijoni keshtu atehere vazhdoni vetem. Ne po largohemi.
Perfaqesuesi i Sindikates se Farmacisteve Ky propozim nuk eshte bazuar ne asnje eksperience te vendeve te BE dhe nuk ka asnje kerkese nga ndonje aktor i vecante i tregut qe te shfuqizoje kete nen largesia mes farmacive. Atehere mbetet vetem nje kerkese e vecante e personave individuale qe kane arritur deri aty sa te ndryshojne ligjin. Ky ndryshim vjen pas nje viti e gjysme moszbatimi te ketij neni por duke mos pare moszbatimin e ligjit kane vendosur shfuqizimin e tij. Nuk eshte e percaktuar se kush e heq licencen sepse kane shfuqizuar edhe nenin perkates i cili ishte percaktuar per Komisionin e Shendetesise.

Erald Kapri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›