Kandidati i trete i Topit PD ende pa vendim
Kandidati i perzgjedhur nga Presidenti Topi per ne Gjykaten e Larte Shkelzen Selimi eshte pro kufizimit te imunitetit te gjyqtareve si dhe heqjes se makinave zyrtare per ta. Komisioni i Ligjeve zhvilloi dje seancen e radhes degjimore me kandidatin Selimi ku deputetet e te dy kraheve e pyeten ate ne lidhje me debatet e fundit. Selimi u shpreh se eshte i mendimit se mund te kufizohet imuniteti per ceshtjet e korrupsionit. Une mendoj se imuniteti nuk duhet te jete i palimit. Ai duhet te jete i kufizuar sidomos per korrupsionin. Nuk ka sistem te korruptuar por individe te korruptuar. Ne kete kontekst kufizimi i imunitetit per vepren penale te korrupsionit kufizimi i imunitetit mund te sherbente per investigim nga ana e organit te akuzes. Askush nuk mund te fshihet ne petkun e imunitetit tha Selimi. I pyetur nga deputeti Halimi ne lidhje me debatin e fundit ne drejtesise per konferencen gjyqesore kandidati Selimi deklaroi se kjo konference duhej te ishte mbledhur per te zgjedhur anetaret e rinj te saj. Me tej i pyetur nga deputeti Pandeli Majko per ceshtjen e heqjes se makinave te gjyqtareve gjyqtari Selimi u shpreh se ky privilegj eshte i tepert per ato. Sipas tij nga pervojat e vendeve te tjera nuk eshte e nevojshme qe gjyqtaret te perdorin makina zyrtare por mjafton nje bonus financiar per kete qellim. shte nje perfitim qe nuk e ka asnje shtet. Ka nje trajtim me bonuse financiare per gjyqtaret por nese une do te jem anetar i Gjykates se Larte une bej nje premtim publik se ate makine nuk do e perdor sepse nuk me sherben. Kjo mund te realizohet nepermjet bonuseve sepse levizja e gjyqtareve eshte e paket dhe nuk justifikohet kostoja financiare qe krijohet tha ai. Me tej para deputeteve ai shpjegoi edhe pergjigjet e pyetjeve me shkrim ku kishte deklaruar se kishte pasur presione politike ne punen e tij si gjyqtar ne gjykaten e Vlores. Presionet politike kane qene te karakterit spekulativ. Ne asnje rast une skam pasur nderhyrje te drejtperdrejte nga politika apo zyrtare te cfaredolloj rangu per te nderhyre ne vendimmarrjen time si gjyqtar. Kjo per dy arsye se pari une nuk i kam lejuar keta persona te ushtrojne pushtetin e tyre mbi vendimmarrjen time por nga ana tjeter duke qene gjyqtar i Shkalles se Pare presioni ndaj meje eshte me i ulet sesa i nje gjyqtari ne Gjykaten e Apelit dhe Gjykaten e Larte ku vendimi merr forme te prere shpjegoi kandidati Selimi. Seanca ne Komision
Ilir Rusmali Ne vleresimin tuaj kriteri i vjetersise ne pune 10 vjet ne rastin konkret duhet te jete nje kriter i plotesuar perpara fillimit te procedurave te emerimit apo deri sa ta miratoje Parlamenti kandidaturen ti keni plotesuar 10 vjet
Shkelzen Selimi shte momenti kur une marr pelqimin nga Kuvendi. shte njesoj si te paralelizojme ligjin per zgjedhjet kur nje shtetas shqiptar e fiton te drejten per zgjedhjen e fiton te drejten per te votuar jo kur eshte shpallur lista e zgjedhesve por ne momentin qe atij i lind e drejta per te votuar. Ne keto momente kane kaluar te gjitha afatet. Une i kam plotesuar kriteret. Edhe nese e marrim te mireqene faktin qe ai vit nuk konsiderohet vit si gjyqtar profesional. Kjo pavlefshmeri nese kontestohet une i plotesoj keto kritere.
Pandeli Majko Ne pyetje per perdorimin e makinave nga ana e anetareve te gjyqtareve te larte keni thene se ky benefit nuk eshte i nevojshem. Ju keni bere edhe trajnime ne SHBA. Kete pergjigje e keni nga trajnimet qe keni dhene dhe a mendoni se eshte benefit apo nje mase qe ka te beje me autoritetin e gjykates
Shkelzen Selimi Kam prekur eksperienca reale ne disa vende dhe kam pare edhe Gjykaten e Larte ne Austri. shte nje perfitim qe nuk e ka asnje shtet. Ka nje trajtim me bonos financiare per gjyqtaret por nese une do te jem anetar i Gjykates se Larte une bej nje premtim publik se ate makine nuk do e perdor sepse nuk me sherben. Kjo mund te realizohet nepermjet bonuseve sepse levizja e gjyqtareve eshte e paket dhe nuk justifikohet kostoja financiare qe krijohet.
Dashnor Sula Keni parasysh edhe debatin publik per heqjen e imunitetit. Nese do te kishte nje kufizim te imunitetit i gjyqtareve mendoni se do te kishim rezultate konkrete ne luften kunder korrupsionit
Shkelzen Selimi Une mendoj se imuniteti nuk eshte privilegj per gjyqtarin por garanci kushtetuese ne menyre qe ai te jete i pavarur dhe te jape vendime te ndershme. Por une mendoj se imuniteti nuk duhet te jete i palimit. Ai duhet te jete i kufizuar sidomos per korrupsionin. Nuk ka sistem te korruptuar por individe te korruptuar. Ne kete kontekst kufizimi i imunitetit per vepren penale te korrupsionit kufizimi i imunitetit mund te sherbente per investigim nga ana e organit te akuzes. Askush nuk mund te fshihet ne petkun e imunitetit.