E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis debati per buxhetin 2011

Te planifikosh nje buxhet mbi rritje ekonomike te vitit 2011 me 5.5 eshte joreale dhe shume e demshme per stabilitetin makroekonomik te vendit. Kete qendrim ka mbajtur opozita gjate prezantimit te projekt buxhetit te vitit te ardhshem ne komisionin parlamentar te ekonomise. Por ministri i Financave ka argumentat e tij per rritjen e parashikuar.

Kjo rritje e programuar nuk eshte e tepruar. Objektivat jane te ndryshme nga ana e institucioneve financiare. Ne kete kuader ndihmon edhe fakti qe ne dolem ne eurobond dhe injektuam ne ekonomine shqiptare nje vlere te re prej rreth 100 milione eurosh per vitin 2011 tha Bode.

Parashikimet jane tejet optimiste dhe larg te qenit realitet. I gjithe projekt buxheti i vitit 2011 i paraqitur ketu nga qeveria esht bazuar ne nje rritje mesatare prej 5.5 te ekonomise nderkohe qe FMN perllogarit nje rritje nga 3.2-3.5. qe ketu mund te them qe te gjithe treguesit e tjeter kompromentohen. Kompromentohen edhe objektivat e vena nga kjo qeveri tha deputetja e PS Mimi Kodheli.

Kredibiliteti i shifrave eshte teresisht i cunguar dhe ne nuk duam qe me vendin tone te ndodhe ajo qe ka ndodhur me vendet e tjera. Ne nuk jemi aq naiv ne shkencat ekonomike qe te mos kuptojme qe rritja ekonomike qe beni apriori dhe eshte menyra me e keqe per te fshehur problemet reale sidomos ne financat publike te vendit tend tha deputeti i PS-se Arben Malaj.

Pertej shifrave buxhetore tashme te bera publike ministri i Finacave thote se edhe vete buxheti eshte nje shtyse per te rritur ekonomine ne vitin qe vjen qofte me investimet qofte me fondin 35 miliard leke per zhvillimin e rajoneve.

Kjo eshte nje zgjidhje per te mbajtur hapur kantieret e vendit per te mbajtur hapur interesin per nje kerkese me te larte ne treg dhe per te bere shpenzime te tilla qe rikthehen ne ekonomi permes investimeve publike. Aspekti i dyte qe eshte po ashtu nje koncept zhvillimor ne mbeshtesim edhe ne vitin 2011 zhvillimin e rajoneve tha Bode.

Buxheti i vitit 2011 planifikon 409 miliard leke shpenzime 368 miliard leke te ardhura dhe deficit 40 miliard leke apo i shprehur ndryshe 3.5 per qind te GDP. Projekti pas diskutimeve pritet te marre miratimin perfundimtar me 1 dhjetor te ketij viti me synimin per te qene efektiv qe ne 1 janar 2011.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›