E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregullore e re per regjistrin e kredive

10/11/2010Udhezimi percakton kush ka te drejte te kerkoje nxjerrjen e raportit per kredimarresin

Banka e Shqiperise ka miratuar nje rregullore te re per funksionimin e te dhenave ne regjistrin e kredive. Rregullorja percakton se cfare permbajtje ka informacioni parimet dhe rregullat per funksionimin e Regjistrit te Kredive si dhe kushtet dhe kriteret per njohjen dhe perdorimin e informacionit qe administrohet ne te. Nderkaq udhezimi percakton proceduren per nxjerrjen e raportit mbi kredimarresin dhe rishikimin e te dhenave qe mbahen ne regjister.

Kerkesa

Kerkesen per te nxjerre raportin per kredimarresin duhet ta dorezoje vete ky i fundit trashegimtaret e tij apo nje person tjeter i autorizuar me shkrim prej tyre. Formulari i kerkeses dhe dokumentacioni shoqerues i domosdoshem per trajtimin e kerkeses se kredimarresit dhe mund te merret pa pagese prane Bankes se Shqiperise ne zyrat e saj qendrore ne deget e saj ose mund te shkarkohet pa pagese nga faqja zyrtare e internetit. Ne rastin kur kerkesa paraqitet nga trashegimtaret asaj duhet ti bashkengjitet ne cdo rast dhe deshmia e trashegimise e cila verteton cilesine e trashegimtarit. Rregullorja eshte miratuar nga Keshilli Mbikeqyres me 13 tetor 2010 me propozim te Departamentit te Mbikeqyrjes dhe eshte botuar keto dite ne Fletoren Zyrtare.

E drejta per informacion

Sipas rregullores te drejten per te njohur perpunuar dhe perdorur informacionin qe raportohet dhe trajtohet ne regjister e kane raportuesit e te dhenave dhe perdoruesit e autorizuar te tyre. Kredimarresit personat e lidhur me ta garantuesit e kredive ose trashegimtaret e tyre kane vetem te drejten te njihen me informacionin qe raportohet dhe trajtohet ne regjister. Te drejten per te njohur dhe perdorur informacionin qe raportohet dhe trajtohet ne regjister e kane dhe subjektet e autorizuara me ligj ose institucionet partnere te BSH-se ne fushen e mbikeqyrjes bankare dhe/ose financiare.

Raportuesi i te dhenave

Kredimarresi personat e lidhur me te garantuesi i kredise ose trashegimtaret e tyre kane te drejte te kerkojne nga raportuesi i te dhenave informacion/te dhena qe ky i fundit mban per te dhe mbi bazen e te cilave nxirret Raporti i Kredimarresit. Raportuesit e te dhenave duhet te sigurojne informacionin/te dhenat e kerkuara brenda 10 ditesh nga depozitimi i kerkeses te keta te fundit. Cdo kredimarres personat e lidhur me te garantuesi i kredise ose trashegimtaret e tyre ka te drejte te kerkoje rishikimin dhe korrigjimin e informacionit/te dhenave te pasakta ose te paplota qe mbahen rreth tij ne Regjistrin e Kredive.

Transferimi i te dhenave

Informacioni dhe te dhenat e raportuara ne Regjistrin e Kredive mund te transferohen jashte territorit te Republikes se Shqiperise ne perputhje me aktet ligjore dhe/ose nenligjore ne fuqi. Banka e Shqiperise nuk mban pergjegjesi per menyren e perdorimit dhe te vleresimit te informacionit dhe dokumenteve qe shperndan Regjistri i Kredive edhe ne rastet kur keto te fundit jane te pasakta ose te paplota si rrjedhoje e raportimit te pasakte te paplote ose per gabime ne perpunimin e informacionit nga perdoruesit e saj te autorizuar.

Te dhenat qe nuk perfshihen

Regjistri i Kredive nuk mban dhe perpunon te dhena ne lidhje me kredite qe bankat ose deget e bankave te huaja i japin njera-tjetres kredite qe bankat ose deget e bankave te huaja i japin qeverise se Republikes se Shqiperise kredite qe Banka e Shqiperise i jep bankave dhe/ose degeve te bankave te huaja si dhe kredite qe Banka e Shqiperise i jep Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise ne perputhje me kriteret e ligjit Per banken.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›