E Diel, 1 Nëntor 2026

“Farsë elektorale”, Berisha: Do kërkojmë komision hetimor për zgjedhjet e 14 majit

“Farsë elektorale”, Berisha: Do kërkojmë komision

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka zhvilluar një mbledhje me disa deputetë.

Berisha u ka kërkuar deputetëve që me urgjencë të përgatisin kërkesë për komision hetimor parlamentar për zgjedhjet e 14 Majit.

Ai tha se zgjedhjet e majit ishin një farsë dhe si procesi më i turpshëm në historinë e Europës.

“Ne kemi vendosur dhe do të vazhdojmë të ndjekim rrugën ligjore të trajtimit, krejtësisht pa asnjë lloj reflektimi tjetër, përveç atij që shprehu Edi Rama se Kodi Zgjedhor është kinezëri. Është kinezëri për KQZ-në, për gjykatën që ka ngritur, pa le më për SKAP-in e partisë që është institucioni më i skllavëruar.

A ka dhunim më flagrant të ligjit se ky? Kushtetuta kurrë në asnjë vend nuk mund të ndajë blerjen e votës në zgjedhje të përgjithshme dhe në zgjedhje lokale, përveçse në Shqipëri.

Prandaj, të dashur deputetë, duhet me urgjencë të përgatisim kërkesën për komision hetimor parlamentar për këtë farsë, më e turpshmja elektorale në historinë e Europës. Ne po përgatisim raportin. Bota e krimit u vërsul e tëra kundër nesh. U sollën bandat nga Dubai sepse i mungonin Durrësit, Lushnjes. U liruan nga burgu të tjerë. U përdor vota e të burgosurve për të marrë mandate” tha Berisha ndër të tjera.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›