Gazment Bardhi mbledh Grupin Parlamentar, si kryetar i ri! Deputetët kërkojnë bashkimin e partisë
Kryetari i ri i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka mbledhur sot kolegët në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Të pranishëm janë rreth 18 deputetë, ndërsa bie në sy se Lulzim Basha nuk është në mbledhjen e sotme, ndoshta edhe për të shmangur përballjen me mediat.
Enkelejd Alibeaj, kryetari i dorëhequr i grupit, është parë të futet në mbledhje dhe ka thënë se çdokush ka të drejtë të rikandidojë për të marrë drejtimin e partisë. Në përgjigjen e tij, ai ju referua Bashës, pas pyetjes së gazetarëve.
"Kjo parti nuk duhet të jetë në varësi të emrave individuale. Kjo është ajo që kërkohet sot! Çdokush ka të drejtë të rikandidojë. Këtë e vlerëson anëtarësia", u shpreh Enkelejd Alibeaj.
Ndërkohë, kundër rikthimit të Lulzim Bashës është shprehur deputeti Dashnor Sula. Sipas tij, nëse ai rikthehet në krye të partisë atëherë konflikti mes dy grupimeve do të mbetet i hapur dhe rrjedhimisht do të ishte një zgjedhje e gabuar.
"Nuk duhet të ketë rikthim në drejtimin e PD-së. Nëse duam që ta lëmë konfliktin e hapur kjo do të ishte një zgjedhje gabim. Jam krenar që kam mbështetur kandidatin e primareve në Elbasan. Do mbështes çdo kandidat të opozitës. Kemi një përgjegjësi nga i pari tek i fundit", është shprehur Dash Sula.
Deputetët e pranishëm në mbledhje:
- Gazment Bardhi
- Dhurata Cupi
- Saimir Korreshi
- Arbi Agalliu
- Lefter Geshtenja
- Dashnor Sula
- Enkelejd Alibeaj
- Orjola Pampuri
- Selaudin Jakupllari
- Jorida Tabaku
- Qani Xhafa
- Bledion Nallbati
- Ferdinad Xhaferraj
- Zheni Gjergji
- Flutura Acka
- Merita Bakiu
- Andia Ulliri
- Eralda Bano
Deputetët jo të pranishëm:
- Helidon Bushati
- Oriola Nebiaj
- Agron Gjekmarkaj
- Xhelal Mziu
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
