Librazhd, rrëshqet nga shkëmbi, humb jetën 50 vjeçari
Një 50-vjeçar nga fshati Letmi i komunës së Lunikut në qytetin e Librazhdit, ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme, si pasojë e rrëshqitjes nga një shkëmb, ndërsa kishte dalë për gjah.
Sipas të dhënave Rrahman Burufi, fshatar nga Letmi, kishte për gjah dhe për të kullotur bagëtinë.
50-vjeçari mendohet të ketë rrëshqitur nga një shkëmb pranë kullotës së fshatit, dhe për pasojë ka marrë plagë të shumta në trup duke hyrë në një gjendje kome.
Mësohet se 50-vjeçari Burufi është dërguar më pas në spitalin e Librazhdit por me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, 50-vjeçari Rrahman Burufi nuk mundi t`u mbijetojë plagëve të marra.
Policia e Elbasanit po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.