Kompensimi i teksteve i përshkallëzuar
31/07/2009 Përcaktohet lista e 544 teksteve që do të përdoren gjatë vitit të ardhshëm mësimor
Shitja e teksteve nis gjatë javës së ardhshme në libraritë pranë çdo shkolle
Përcaktohet lista e teksteve mësimore që do të përdoret në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar gjatë vitit të ardhshëm mësimor. Duke filluar nga dita e hënë pranë këtyre të fundit do të nisë edhe shpërndarja e shitja e teksteve, sipas pikave tashmë të përcaktuara në nivel shkolle. Drejtuesit e dikasterit të arsimit kanë pohuar gjatë ditës së djeshme se skema e shpërndarjes së teksteve do të jetë e njëjtë si procedura e vitit të shkuar, çka do të minimizojë krijimin e radhëve të gjata para dyerve të librarive, apo edhe pikave të tregtimit. Aktualisht çdo shkollë tashmë ka afishuar dhe listën e alternativave mësimore që do të vërë në funksionim të vitit shkollor sipas klasave përkatëse. Përveç alternativave të përzgjedhura, pranë shkollës prindërit do të njihen dhe me pikat se ku duhet të drejtohen për të blerë tekstet. Pas rishikimeve të bëra nga të gjitha kërkesat e paraqitura për tekste këtë vit bordi i miratimit ka certifikuar rreth 544 alternativa të ndryshme.
Kompensimi
Shpërndarja e teksteve do të kontrollohet nëpërmjet faturave që subjekti do të lëshojë për çdo alternativë. Tërheqja e këtyre faturave është e domosdoshme për vetë faktin se në bazë të tyre do të shpërndahet dhe kompensimi për çdo libër më vonë. Skema e kompensimit për këtë vit përcakton se për tekstet e blera shteti do të rimbursojë rreth 50 për qind të vlerës së çdo libri për gjithë ciklin. Ndërsa për kategori të caktuara si ato në nevojë rimbursimi do të jetë në masën 100 për qind, ose e përshkallëzuar në forma të tjera. Sipas ministrit Beja, ky është viti i dytë i aplikimit të kësaj skeme, ku fondi i subvencionit të teksteve shkollore i kalon përdoruesit, pra prindërve dhe nxënësve, si në shkollat publike ashtu edhe në ato private. "Fillon që javën që vjen shpërndarja e teksteve në shkollat shqiptare. Është organizuar sipas një skeme që ne e futëm shtatorin e kaluar dhe që ishte shumë produktive, ku i lidhëm shkollat me libraritë përkatëse afër tyre, në mënyrë që prindërit të mos sorollaten me nga një librari në tjetrën, për të marrë tekstet në mënyrë të veçantë. Kjo bën që edhe sivjet çdo prind do të gjejë te shkolla listën e teksteve që do t’i duhet çdo fëmije në çdo vit të shkollës së arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm", ka deklaruar ministri Fatos Beja.
Tekstet e huaja
Ashtu siç ishte premtuar gjatë vitit të ardhshëm procesi mësimor do t’i shtohen edhe në sërë tekstesh të huaja, të cilat pas rishikimit janë përcaktuar si të nevojshme nga bordi i miratimit të teksteve shkollore. Çmimi i tyre është pohuar të jetë shumë herë më i ulët se sa në vendet evropiane. "Një nga vështirësitë më të mëdha për sigurimin e këtyre teksteve ka qenë problemi i çmimit. Këto janë tekste evropiane të BE-së janë tekste 10 herë më të shtrenjta. Mesatarisht janë tekste që kushtojnë 20, 25, 30 euro. Në Shqipëri ne arritëm në sajë të bashkëpunimit të frytshëm t’i sigurojmë me dy euro", ka përfunduar Beja.
Kompensimi i çmimit
Blerja e teksteve mësimore nga vetë nxënësit do të kompensohet nëpërmjet faturave të shitjes që këta të fundit do të disponojnë. Skema e kompensimit për këtë vit përcakton se për tekstet e blera shteti do të rimbursojë rreth 50 për qind të vlerës së çdo libri për gjithë ciklin. Konkretisht për vitin e ardhshëm do të kompensohen në masën 100 për qind nga shteti, pas blerjes së teksteve shkollore, të gjithë nxënësit e arsimit bazë dhe të mesëm, që gëzojnë statusin ligjor të jetimit, paraplegjikë, tetraplegjikë. Gjithashtu, për subvencionimin e këtyre teksteve në arsimin bazë 9-vjeçar do të përfitojnë deri në masën 70 për qind dhe fëmijët e familjeve që marrin ndihmë ekonomike, ndërsa për arsimin e mesëm 50 për qind të kostos së këtyre teksteve.
Raporti i publikuar nga Shëndetit Publik
Analizat: Dyshohen edhe 13
raste të prekura nga gripi i derrit
Pavarësisht analizave të vazhdueshme që po kryhen në laboratorët e Shëndetit Publik, si dhe në ata të referencës në Rumani, zyrtarisht numri i pacientëve të prekur nga gripi i derrit në vendin tonë rezulton të jetë vetëm katër të prekur. Ndërkohë që informacionet e publikuara nga specialistët, bëjnë të ditur se në ditët e ardhshme kjo shifër mund të pësojë rritje pasi të sillen përgjigjet zyrtare duke qenë se dyshohet edhe për 13 mostra të tjera, të cilat në analizat paraprake kanë rezultuar me virusin e gripit A. Publikimi i buletinit të dytë të informimit në lidhje me ecurinë e përhapjes së këtij virusi në vendin tonë, kanë treguar se konfirmimi i dytë që do të vijë nga laboratori i huaj do të përcaktojë nëse këto raste janë gripi i derrit ose grip normal. Sipas deklaratave të bëra prej këtyre rasteve të dyshuara pohohet se tetë raste kanë shfaqur shenja të prezencës së këtij infeksioni pas udhëtimeve që kanë kryer jashtë vendit. Pacientët e dyshuar kanë vendndodhje të ndryshme sa i takon hartës së përhapjes duke përfshirë të gjitha qytetet e vendit, por predominojnë qytet ku ka pika kufitare. Të gjitha rastet e analizuara paraqitën shenja klinike të lehta, pohohet nga ISHP-ja. Çka karakterizohet nga prania e një temperature rreth 38 grade, dhimbje koke, dhimbje fyti, kollë, dhimbje muskulare dhe lodhje. Ndërkohë që është gjykuar për shtrim në spital vetëm për dy raste, të cilat u paraqiten të formave më të rënda. Për të cilat u kërkua dhe trajtimi me medikamentin e Tamiflu-së. Ndërsa pacientët e tjerë nuk kanë pasur shqetësime, si dhe nuk janë shtruar në spital, por kanë marrë trajtimin përkatës dhe po ndiqen në shtëpi. Lidhur me moshën e përhapjes pohohet se rastet e dyshuara i përkasin grup moshave 16- 61 vjeç, ku predominon mosha nga 15- 44 vjeç.
Shpërndarja e ndihmës ekonomike
Abuzimet, largohen nga skema 1885 familje
Kontrollet e kryera gjatë pesë-mujorit të parë të këtij viti kanë evidentuar një sërë familjesh të përfshira në listën e ndihmës ekonomike që përfitonin në mënyrë abuzive. Shërbimi Social Shtetëror nëpërmjet strukturave të saj të Inspektimit monitoron dhe kontrollon efektivitetin e përdorimit të këtyre fondeve si dhe destinacionin e tyre. “Për muajin janar-prill 2009 nga strukturat e inspektimit të Shërbimit Social Shtetëror janë ushtruar 219 inspektime ku janë propozuar për t’u larguar nga skema e ndihmës ekonomike rreth 1885 familje, të cilat janë trajtuar jashtë kritereve dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, me një efekt financiar 3.548.000 lekë. Po kështu janë konstatuar rreth 441 raste si pagesa të padrejta për personat me aftësi të kufizuar me një efekt financiar 4.082.000 lekë. Të gjitha rastet e konstatuara janë propozuar 45 masa administrative (vërejtje me shkrim 32 dhe gjoba 13) për personat përgjegjës”, pohohet nga Drejtoria e Inspektimeve të Pagesave përkatëse. Megjithatë, është shtuar se reduktimi i listës nga përfitimet abuzive do të vijojë edhe gjatë muajve të ardhshëm, teksa janë miratuar edhe një sërë kategorish të tjera në nevojë që do t’i shtohen listës së përfituesve. Sipas rregullores, kjo pagesë shpërndahet e plotë kur familjet përfituese nuk kanë të ardhura, dhe e pjesshme kur familjet pretenduese kanë të ardhura të pamjaftueshme.
Ndryshimet e legjislacionit
Emigrantët: Leje qëndrimi me pikë
Për të gjitha rastet kur emigrantët do të paraqesin kërkesën për marrjen e lejes së qëndrimit duhet të plotësojnë dhe një sërë kushtesh, të cilat ekuivalentohen në pikë ose kredite. Kështu në ndryshimet e bëra nga legjislacioni italian është përfshirë institucioni i një marrëveshjeje integrimi, që artikulohet në kredite, që do të nënshkruhet në çastin e kërkesës për leje qëndrimit. Kriteret dhe modalitetet do të vendosen me një rregullore të posaçme për secilin rast. Konkretisht ndryshimet e realizuara kanë të bëjnë me futjen e shkeljes së “hyrjes dhe qëndrimit të paligjshëm në territorin e shtetit italian. Kjo shkelje nuk dënohet me burgim, por me një gjobë administrative, që luhatet nga 5.000 deri në 10.000 euro, si dhe dëbim. Gjithashtu është kërkuar zgjatja nga dy në gjashtë muaj, si koha maksimale e qëndrimit në Qendrat e Dëbimit. Zgjatjet duhet të autorizohen nga gjykata, kur shtetasi i huaj nuk bashkëpunon, apo nuk arrijnë dokumentet e domosdoshme për dëbim nga shteti i origjinës. Nga ana tjetër është ligjëruar konfirmimi i tre viteve burg dhe konfiskimi i mundshëm i banesës për ato që i ofrojnë strehim me pagesë imigrantëve të parregullt “për të nxjerrë përfitime të padrejta”, por vetëm kur këto imigrantë të parregullt nuk janë leje qëndrimi në momentin e lidhjes apo ripërtëritjes së kontratës së qiramarrjes. Është përfshirë detyrimi që shtetasit e huaj, që dëshirojnë të lidhin martesë në Itali, të paraqesin lejen e qëndrimit, çka do të thoshte që klandestinët nuk mund të lidhin martesa të ligjshme në Itali. Gjithashtu është vendosur rritja e afatit të domosdoshëm për ato që kërkojnë t’u jepet shtetësia italiane nga gjashtë muaj në dy vjet (tre për rezidentët jashtë Italisë), afat pas së cilit ajo/ ai, që ka lidhur martesë me një shtetas/e italian/e mund të kërkojë shtetësinë italiane. Këto afate përgjysmohen përkatësisht, nëse ka fëmijë, që u lindën apo u adoptuan nga çifti si dhe parashikimi i një kontributi 200 eurosh, lidhur me kërkesat për dhënie shtetësie; gjysma e këtij kontributi do të shërbejë për të financuar “Bashkëpunimin”, ndërsa gjysma tjetër do të shkojë në të mirë të Departamentit të Imigrimit në Ministrinë e Brendshme italiane.