E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fasonistët kërkojnë ndihmë

Biznesi që punon me material të porositur nga jashtë, i cili mban dhe peshën kryesore të  eksporteve shqiptare ankohet se është në vështirësi të mëdha financiare.

“Eshtë e kotë të gënjejmë veten. Konkurrentët tanë i ndihmon shteti, kurse ne vetëm na merr”, thotë Alfred Pjetra, fasonist.

Gjatë një takimi me zëvendësministrin e Financave, Florion Mima dhe këshilltarin e kryeministrit Petraq Milo, fasonistët thanë se kjo situatë ka ardhur për shkak të reformave fiskale që ka ndërmarrë qeveria.

“Ju ulni sigurimet por rrisni pagen minimale pesë herë në vit dhe ne paguajmë edhe më shumë se sa paguanim me sigurimet e rritura”, u shpreh Bardha Loci, fasoniste.

Ndersa nje tjeter fasonist Ferdinand Kokona theksoi se per te konkurruar duhet të blejmë një makineri të reja, të jo vetem  kushtojnë por kanë edhe një tvsh të lartë.

Qeveria nuk ka ndër mend të pranojë rishikimin e pagës minimale, por zëvendësministri Mima u ka premtuar bizneseve të fasonit një lehtësim, që ka të bëjë me punonjësit e punësuar rishtaz

“Punonjësit e punësuar rishtaz do të paguajnë vetëm 0.5 përqind sigurim”, u shpreh Mima.

Eksportet me material gjysmë të gatshëm, përbëjnë mbi 50 për qind të totalit të eksporteve shqiptare. Kjo industri është gjithashtu dhe një nga më të rëndëishmet në vend sa i takon punësimit.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›