E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Gjirokastres, burg pa afat te arrestuarve

Gjykata e Gjirokastres ka dhene masen e arrestit "burg pa afat" per disa nga te arrestuarit pas shembjes se nje pallati ne Gjirokaster.(UPDATE)

Kjo mase arresti eshte marre pas paraqitjes nga ana e prokurorise se akuzes per mosrespektim te rregullave ne pune me pasoja si dhe per abuzim me detyren.

Te arrestuarit jane drejtues dhe inxhiniere te firmes qe po punonte per hapjen e themeleve te nje pallati te ri si dhe zyrtare lokale te bashkise.

Nderkohe Prokuroria e Gjirokastres ka nisur te therrase ne pyetje deshimtare, zyrtare lokale dhe persona qe kane dijeni per ngjarjen.

Kryetari i bashkisë, Flamur Bime dhe nënkryetari i saj, Vangjel Muco, u pyetën në prokurori nën cilësinë e dëshmitarit lidhur me ngjarjen e ndodhur katër ditë më parë, ku humbën jetën tre persona.

Pas daljes nga prokuroria ai u shpreh se, do të bashkëpunonte me prokurorinë dhe se do të ishte i hapur për të lehtësuar hetimet lidhur me ngjarjen e ndodhur katër ditë më parë.

Ne lidhje me familjaret qe humben shtepite ai tha se "bashkia po harton një plan akomodimi për 14 familjet e prekura nga tragjedia" dhe se "së bashku me pushtetin qëndror po punohet për sistemimin sa më të shpejtë të tyre".

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›