E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Fassa” ne Shqiperi me nje stabiliment cimentoje

Autoritet shqiptare kane firmosur nje akt qe autorizon shoqerine “Fassa Berberi”, te kontrollohet 74% nga grupi “Fassa” dhe 24% nga nje shoqeri shqiptare, per ndertimin e nje stabiliteti mbi prodhimin e cimentos ne Baldren, ne veri te Shqiperise. Nenshkrimi eshte bere 17 janarin qe shkoi, publikuan gazetat italiane “Corriere della Sera” dhe “La Repubblica”. Puna pritet te filloje ne vjeshte te vitit 2008 dhe do te jete hapi i pare i nje programi te detajuar qe do ta shohe grupin “Fassa” te zhvillohet jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vende te ndryshme te Ballkanit. “E vleresoj shume shpejtesine me te cilin autoritetet kane marre kete vendim”, u shpreh presidenti i grupit, Paolo Fassa, duke shtuar se “ shpresoj qe ky bashkepunim te vazhdoje edhe me ndermarrje te tjera Italiane per te investuar ne Shqiperi”.
Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, ka marre pjese ne prezantimin e teknologjise, ku u ilustruan objektivat dhe planet e zhvillimit te parishikuara nga kjo ndermarrje per ne territorin e Shqiperise: stabiliteti i ri do te mund te arrihet perreth 2 vitesh e gjysme, do te perdoret teknologjia me moderne dhe me bashkekohore ne kete sektor dhe do te arrije nje investim prej 200 milione euro. Parashikohet qe ne kete ndermarrje te angazhohet nje force punetore prej 250 personash. Projektet e ardhshme per shtrirjen e grupit “Fassa” parashikohet edhe ne te tjera drejtime: ne fakt, do te filloje pas disa muajsh te prodhojne edhe kepuce ne Kroaci, me pas, do te realizohet edhe nje impiant per materiale ndertimi.
Ne Itali, grupi ka perfunduar, ne fund te vitit 2007, ndertimin e nje stabilizimi ne Bitonto, nje province ne Bari, per prodhimin e materialeve te ndertimit, por gjithashtu po kete vit do te fillojne punet per realizimin, ne province te Astit, per te bere nje stabilizim te ri per prodhimin e kartonxhesit qe do te konsistoje ne plotesimin e kerkesave te tregut gjithmone e ne rritje per kete produkt. Ky projekt zhvillimit dhe zgjerimi te grupit “Fassa”, zyrat e te cilit gjenden ne Spresiano, ne province te Trevizos, ka te ardhurat e nje grupi qe ka mbyllur vitin 2007 me nje faturim prej 320 milione euro, +6.8% ne krahasim me vitin 2006. Politika e investimeve gjate ketyre 8 viteve te fundit i ka lejuar ketij grupi nga 3 njesi prodhuese te arrije ne 13 njesi: aktualisht struktura e shperndarjes eshte e perbere nga 12 njesi qe jane ne Itali dhe nje ne Portugali, pertej 3 filialesh biznesi ne Itali dhe 3 ne Zvicer.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›