Certifikatat, terhiqet bashkia per taksat
Prej disa ditesh “Koha Jone” botoi nje varg vezhgimesh ne njesite bashkiake te Tiranes. Ajo denoncoi faktin se qytetaret ne menyre te detyruar, pervecse perballen me radhe te gjata dhe kushte sherbimi mizerabel, paguajne ne menyre laksative nje numer taksash vendore. Likuidimi i tyre per vitin ne vazhdim dhe ate pararendes ishte cilesuar nga bashkia si kusht per dhenie certifikatash. Juristet pohuan per “KJ” se eshte arbitrare dhe ligjerisht e palejueshme qe dhenia e certifikatave te behet peng i likuidimit te taksave. Edhe burime nga Keshilli i Ministrave qe perfaqeson pushtetin qendror, evidentuan se vendimi i pushtetit vendor nuk ka baze ligjore. Sakaq, gjate vezhgimeve te “KJ” dolen dhe problematika te tjera ne lidhje me taksat. Qytetaret qe nuk kane shtepi, jetojne me qera apo dhe nuk kane certifikate pronesie, jane detyruar te paguajne paraprakisht taksa vjetore. Me vendimin e shpallur tani, bashkia duket se eshte terhequr nga leshimi i certifikatave vetem me “pullat” taksidare.
Njesite bashkiake jane terhequr tashme nga menyra e dhunshme per te mbledhur taksat vendore. Ato kane vendosur t’u lene banoreve te zonave perkatese afate per mbledhjen e tyre, duke mos i shtrenguar ata te hyjne ne borxhe, por qe te kene kohe te pergatiten per t’i paguar ato. Nje lajmerim i varur neper muret e Njesise Bashkiake nr. 5 i ka qetesuar se tepermi qytetaret, te cilet jane paraqitur per te marre vertetime e certifikata, per te cilat nuk kane hasur ne rezistencen e punonjesve te kesaj njesie.
Sipas burimeve nga Njesite Bashkiake, gjate diteve te fundit qytetareve nuk u eshte kerkuar me ngulm mbledhja e taksave vendore. Ata jane vene ne dijeni se asnjeri prej banoreve te zones qe mbulon Njesia nr. 5 nuk do te mund te shpetoje nga keto detyrime, e megjithate lajmi i mire ka qene se eshte vendosur nje afat per derdhjen e ketyre taksave. “Taksat vendore per vitin 2007 do te paguhen deri me 31 maj te ketij viti, ndersa per vitin 2008, afati i fundit i derdhjes se tyre eshte 30 shtatori”, thuhet ne njoftimin e Njesise Bashkiake numer 5. Nese banoret e kesaj njesie nuk do t’i respektojne afatet, atehere pritet qe te ndermerren sanksione, ne zbatim te dispozitave “per shkeljet”, ka paralajmeruar kjo njesi.
Fakti qe qytetaret do te kene nje afat te caktuar per te paguar keto taksa nuk i ka lumturuar shume ata. “Do i paguajme me vone, por nuk do te shpetojme nga to”, thote Aferdita Sulo, banore e Njesise Bashkiake numer 8. Nga ana tjeter, ajo thote se njesite bashkiake dhe Bashkia e Tiranes nuk kane bere asgje qe t’i meritojne ato taksa. “Une banoj ne zonen e “Komunes se Parisit”, nje vend kur ka vetem pallate ne ndertim dhe beton. Per 100 vjet nuk kam ndermend te paguaj takse gjelberimi, kur nuk kemi fare te tille”, argumenton Aferdita. Edhe per pastrimin, ajo ka shume rezerva, edhe pse ndonje here firmat pastruese i zbrazin plehrat nga koshat.
Ndersa te shqetesuar per faktin qe taksat duhen paguar jane te gjithe qytetaret, te cilet i kane shtepite e tyre ne proces legalizimi. Ne dyert e njesive bashkiake ende mjaft kryefamiljare, te cilet kerkojne te gjejne te drejten e tyre dhe te mos i bejne keto pagesa. Megjithate, askush nuk do t’ia dije. Ata paguajne njelloj si ta kishin banesen te rregullt e t’u njihej ne hipoteke. Ndersa qytetaret kane rezerva per taksen e pastrimit, e cila, sipas tyre, duhet paguar kur te permiresohet sherbimi dhe kur te ulet niveli i ndotjeve ne Tirane. Problemet qe erdhen nga taksat vendore ishin nga me te ndryshmet. Disa qytetare, te cilet kane folur ne numrat e kaluar per gazeten “KJ” deklaruan se u jane djegur nje sere dokumentesh, pasi nuk kane pasur mundesi ta marrin certifikaten ne kohe. Nisur nga fakti qe atyre u jane kerkuar taksat e vitit 2007 dhe 2008 njeheresh, beri qe ata te derdhnin nje shume te madhe parash. Disa prej tyre i moren parate borxh, ndersa disa te tjere priten te merrnin pensionin dhe te siguronin parate e taksave vendore.
Pajisja me certifikata i kthehet normalitetit
Efekti i lenies se nje fare afati per te paguar taksen e pastrimit, gjelberimit dhe te baneses, ka dhene efektet e para. Ata qe nuk kane pasur mundesi te marrin nje dokument identifikimi apo vertetim per shkak te pamundesise per te paguar taksat per dy vite rresht, kane vershuar dje drejt njesive bashkiake, duke kerkuar sherbime te tilla. Ata kane dhene gjeneralitetet, ose nje certifikate te meparshme, kane paguar tarifen e ketij sherbimi dhe me pas jane pajisur me dokumentet e identifikimit qe kane kerkuar. Nje gje e tille duket se ua ka lehtesuar jeten, pasi banoret e Njesise Bashkiake numer 5 nuk jane degjuar dje te bertisnin, apo te debatonin me punonjeset. Perkundrazi, pasi jane pajisur me sherbimin qe kane kerkuar, ata kane falenderuar punonjeset e njesise vendore dhe jane larguar te qete drejt shtepive te tyre. Qytetaret u shprehen dje se pikerisht lenia e afateve per te paguar taksat vendore ishte celesi i zgjidhjes se ketij problemi. Ndersa shfrytezimi i rastit kur njerezit kane me shume nevoje per nje dokument, dhe vjelja e taksave i ka shqetesuar ata se tepermi.
Qytetaret, dyndje per certifikata pa leke
Fakti qe banoret e Njesise bashkiake nr. 5 nuk kane qene te detyruar qe te paguajne rreth 10 mije leke te rinj per taksat vendore te vitit 2007 dhe 2008 se bashku, ka bere qe ne sportelet e kesaj njesie te krijohen radhe te gjata. Njerezit i kane marre certifikatat edhe nese nuk u jane dashur, ne menyre qe po t’u nevojiten t’i kene te gatshme ne shtepi. Ata kane paguar vetem tarifen e certifikates, ndersa per taksat, u jane lene afate per me vone. Duke qene se ata jane “djegur” me pare nga presioni per te paguar taksen e gjelberimit, pastrimit dhe baneses, kane nxituar qe te pajisen me dokumente identifikimi sa me shpejt. Sipas vendimit te keshillit bashkiak, taksa e gjelber kushton 200 leke ne vit, tarifa e pastrimit 2100 leke ne vit, ndersa taksa e baneses varion. Per qytetaret qe i kane ndertuar shtepite para vitit 1993, taksa eshte 10,5 leke/m2, ndersa pas ketij viti, taksa e baneses eshte 21 leke per cdo meter katror. Pak kohe me pare nje vendim i posacem i Keshillit Bashkiak sanksiononte se te gjitha njesite jane te detyruara te ndihmojne ne mbledhjen e taksave nisur nga niveli i ulet i mbledhjes se tyre ne 6-mujorin e pare te 2007-es (vetem 1 per qind). Problemi me i madh, i cili shkakton debate te shumta me qytetaret, per punonjeset e Njesive Bashkiake eshte mbledhja e taksave vendore per qytetaret, te cilet e kane bere pasaportizimin ne Tirane, por ama jetojne ne shtepi me qira. “Ata nuk perjashtohen nga detyrimi per t’i paguar taksat vendore, edhe pse praktikisht nuk e kane nje shtepi te tyren”, thote nje punonjese e Njesise nr. 8, duke shprehur keqardhjen per kete fakt. ‘Por, s’kemi c’te bejme, ne zbatojme urdhrat”, shton ajo. Njesite Bashkiake jane vendet ku mund te degjosh me shume debate, ngritje zeri dhe pakenaqesi. Sportelet jane te pakta dhe kerkesat per certifikata te medha.